Rama: Gati te qeverisim ne 2009
DURRES- "Ne do ti fitojme zgjedhjet e viti 2009". Kjo ka qene deklarata e sigurt e liderit socialist Edi Rama, ne Durres. Pas zgjedhjeve te qershorit, ka thene ai, pas fitores se padiskutueshme, socialistet do te sjellim ndryshime radikale ne arsimin e vendit. "Pas fitores se qershorit, ne do ta ndertojme Evropen, ketu ne Shqiperine tone duke modernizuar e persosur sistemin tone arsimor, te neperkembur nga qeveria sharlatane e Berishes", ka deklaruar Berisha, dje ne qytetin bregdetar Durres, teksa ka motivuar mbeshtetes dhe simpatizante te partise se tij, per fushaten e ardhshme elektorale, pergatitjet per te cilen ka kohe qe kane filluar. Kreu i PS Edi Rama, ka zgjedhur qytetin e Durresit, per te perfunduar turin gjitheperfshires te quajtur "Dialogu me Shqiperine", sipas te cilit ka shpalosur idete per te ardhmen. Dita e djeshme ka qene edhe dita e fundit e ketij turi mbi encikliken e arsimit. Konferenca u zhvillua ne mjediset e salles se teatrit "Aleksander Moisiu", ku ne takimin me perfaqesuesit e 12 qarqeve te vendit, shpalosi idete dhe kritikat e tij, ndaj sistemit arsimor te vendit. Ai akuzoi sistemin arsimor per pa efekteshmeri pasi sipas tij, sot rezulton qe gjysma e femijeve shqiptare qe duhet te mbarojne arsimin e detyruar, nuk arrijne qe ta perfundojne ate. "Pra braktisja e hapur e shkolles, rezulton qe te kape shifren alarmante prej 50 % te femijve qe braktisin shkollen", tha Rama, i cili e ka cilesuar si plaga e hapur, e shoqerise se sotme dhe te neserme shqiptare. Ai e ka cilesuar edhe largimin e arsimtareve nga puna, si atentat te paster te vlerave intelektuale dhe morale te kombit shqiptar. Ka shume arsye per ta ndjere veten keq, ne qeverine e injorances se Berishes, tha ai. Per konkretizim te ketij rasti, lideri socialist, ka sjelle para pjesemarresve tekstin e nje letre te derguar nga nje arsimtare, se ciles i ishte pushuar nje shoqe nga puna per shkak te pjesemarrjes ne takimet e organizuara nga PS. Rama tha se keto praktika do te marrin fund njehere e pergjithmone, me marrjen e pushtetit prej tyre. "Kurre me, shqiptaret s'do ta ndjejne shtetin mbi kurriz per bindjet e tyre politike"theksoi ai. "Dialogu me Shqiperine na tregoi se 700 mije nxenes po jetojne nje tjeter kapitull dhe theksoi veshtiresite e praktikat korruptive qe heqin mbi kurriz femijet, e familjet shqiptare se bashku me ta", tha rama. I cili ka nenvizuar se korrupsioni qeverises, ka arritur ne piken e fundit te degradimit. Per te, universitetet jane kthyer ne valvula shkarkimi per te papunet qe dalin nga shkollat e mesme. "Sali Berisha me nje sharlatanizem te rralle, ka bere qe numri i studenteve ne Shqiperi te rritet me shpejt se cmimi i naftes. Buxheti i shtetit per arsimin eshte rritur vetem 29 per qind, ndersa numri i studenteve eshte rritur ne menyre apokaliptike", deklaroi kreu i PS. Rama ka premtuar se qeveria e re socialiste qe do te vije pas zgjedhjeve te qershorit te ardhshem, do te zhduke praktikat korruptive, te bera me librin shkollor, ajo do te jape falas te gjitha librat shkollore per arsimin e detyrueshem. Premtime qe pritet te shenohen ne programin qeverises, i cili do te prezantohet gjate fushates se zgjedhjeve te ardhshme parlamentare. K.Jaupi