Berisha-Karamanlis, harrohet ligji i luftës dhe çështja çame
Berisha: “Nuk ka asnjë çështje të pazgjidhur midis dy vendeve”. Karamanlis: “Minoriteti grek dhe emigrantët shqiptarë, të rëndësishëm”
Eljona Ballhysa
“Nuk ka asnjë çështje të mbetur pezull apo të pazgjidhur midis dy vendeve tona”. Kështu ka deklaruar kryeministri shqiptar, Sali Berisha, pas takimit të djeshëm me kryeministrin grek, Kostas Karamanlis, gjatë vizitës së djeshme në Tiranë. Megjithëse prej kohësh komuniteti çam kërkon t’i njihet nga shteti grek e drejta e pronës, duket se kjo kërkesë e vazhdueshme nuk përbën çështje për kryeministrin shqiptar. Por kryeministri Berisha ka harruar se shteti grek ka ende në fuqi ligjin e luftës me Shqipërinë. Megjithëse dy vendet tashmë janë aleate dhe anëtare me të drejta të plota të NATO-s, këto dy çështje vazhdojnë të mbeten ende të pazgjidhura. Dy muaj para zgjedhjeve elektorale dhe në prag të aplikimit për statusin e vendit kandidat në BE duken arsye të forta që t’i quash të zgjidhura të dyja këto çështje të rëndësishme.
Takimi
Kryeministri grek, Kostas Karamanlis, i shoqëruar dhe nga ministrja e Punëve të Jashtme të Greqisë, Dora Bakojanis, zhvilluan dje një vizitë njëditore në Tiranë, me ftesë të kryeministrit Berisha. Palët nënshkruan marrëveshjen për kufijtë detarë. Pas takimit, kryeministri Berisha, gjatë fjalës së tij, ndërsa i vlerësoi si të shkëlqyera marrëdhëniet midis dy vendeve dhe falënderoi kryeministrin Karamanlis për mbështetjen e Greqisë për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, kërkoi intensifikim të marrëdhënieve midis dy shteteve fqinje, si dhe mbështetje për aplikimin e Shqipërisë për statusin e vendit kandidat në BE. “Marrëdhëniet tona politike janë më të vërtetë të shkëlqyera dhe tepër të shëndetshme. Ne jemi shumë mirënjohës për financimin e disa projekteve të infrastrukturës në Shqipëri, si rruga Konispol-Sarandë. Vendet tona po punojnë bashkë për të luftuar krimin e organizuar. Kemi një bashkëpunim tepër të ngushtë në fushën e kujdesit shëndetësor, arsimit dhe infrastrukturës dhe një tjetër bashkëpunim i rëndësishëm është ai në çështjen e energjisë. Ne po punojmë për të krijuar projekte të përbashkëta për energjinë. Kryeministri Karamanlis më garantoi se qeveria greke do të mbështesë procesin e integrimit të Shqipërisë në BE”, - është shprehur Berisha, ndërsa e ka garantuar kryeministrin grek se qeveria shqiptare “do të plotësojë të gjitha standardet për zgjedhje të lira dhe të ndershme”. Berisha gjithashtu bëri të ditur se ka kërkuar nga pala greke që të njihet e drejta e përfitimit të pensioneve nga emigrantët shqiptarë në Greqi, ndërsa garantoi mbështetjen e qeverisë për minoritetin grek në Shqipëri. “Ne gjithashtu diskutuam që të dyja ministritë përkatëse të punojnë për çështjen e pensioneve të emigrantëve shqiptarë në Greqi dhe grekëve që jetojnë në Shqipëri. Ne folëm për minoritetin grek në Shqipëri dhe për emigrantët shqiptarë në Greqi. Jemi të kënaqur për progresin në të gjitha aspektet. Është në fokusin e qeverisë shqiptare që të mbështesë minoritetin grek në Shqipëri, për një përmirësim të mëtejshëm të kushteve të tyre”, - është shprehur kryeministri Berisha.
Ndërsa kryeministri grek, Karamanlis, ndërsa e vlerësoi si historike vizitën e tij në Shqipëri për shkak të anëtarësimit të vendit tonë në NATO, garantoi mbështetjen e qeverisë së tij për aplikimin e Shqipërisë për statusin e vendit kandidat në BE. “E prita me kënaqësi këtë ftesë të mikut tim, Sali Berisha. Kjo vizitë bëhet në një moment të rëndësishëm, sepse Shqipëria vetëm disa javë më parë është bërë anëtare e NATO-s. Dua ta uroj dhe njëherë qeverinë shqiptare dhe popullin mik shqiptar për këtë hap historik që kanë marrë. Është një hap i rëndësishëm jo vetëm për qeverinë, por për stabilitetin, paqen dhe marrëdhëniet e mira në rajon. Shqipëria mbetet një mike e mirë dhe e besueshme dhe një aleate e NATO-s”, - është shprehur Karamanlis, i cili i cilësoi mjaft të mira marrëdhëniet midis dy vendeve, ndërsa theksoi se lufta kundër korrupsionit, krimit të organizuar, respektimi i të drejtave të minoritetit dhe zgjedhjet e lira dhe të ndershme e afrojnë më shumë Shqipërinë me BE-në. Karamanlis e cilësoi mjaft të rëndësishëm rolin e emigrantëve shqiptarë në Greqi. “Dua të theksoj gjithashtu kontributin e emigrantëve shqiptarë në Greqi, që kontribuojnë si në Greqi, ashtu dhe në rritjen e remitancave në Shqipëri”, - është shprehur Karamanlis.
28 Prill 2009