Ngjela: “Segmente të qeverisë po cenojnë ecurinë e fushatës zgjedhore”
Kryetari i PLD-së denoncon dhunimin e billbordeve të tij. Ngjela: “Qeveria ka ndërmarrë sulm personal ndaj meje”
Kryetari i Partisë për Ligj dhe Drejtësi, deputeti Spartak Ngjela, ka denoncuar dje dhunimin e dy billbordeve me foton e tij nga Policia Ndërtimore. Ngjela bëri të ditur se për këtë akt ka ngritur padi kundër drejtorit të Policisë Ndërtimore pranë Ministrisë së Transporteve, Hekuran Haxholli. Ai e cilësoi këtë një sulm personal të segmenteve të qeverisë ndaj e tij, të cilat, sipas Ngjelës, po dhunojnë mbarëvajtjen e fushatës elektorale duke penguar konkurrencën e lirë. “Dy billborde të mëdha me foton time janë rrëzuar mbrëmë rreth orës 21:00 pa asnjë motiv dhe pa më njoftuar mua si deputet i Kuvendit të Shqipërisë. Unë, në emër të Partisë për Ligj dhe Drejtësi, denoncoj këtë shkelje të rëndë të segmenteve të qeverisë. Unë kam vendosur të bëj padi penale për drejtorin e Inspektoratit të Policisë Ndërtimore pranë Ministrisë së Transporteve, Hekuran Haxholli. E konsideroj këtë akt fyerje të qeverisë ndaj deputetit të Kuvendit të Shqipërisë. Qeveria prej kohësh ka filluar me anë të strukturave dhe segmenteve të saj të shuajë konkurrencën e lirë në prag të zgjedhjeve parlamentare. Hapi tjetër do të jetë kërkesa për shkarkimin e ministrit të Transporteve, i cili është një person i papërgjegjshëm”, - është shprehur Ngjela.
Më tej, në një intervistë për gazetën “Albania”, Ngjela ka bërë të ditur pikat kryesore të programit të tij elektoral dhe arsyet se pse u nda nga koalicioni “Poli i lirisë”.
Zoti Ngjela, si po ecën puna për ngritjen e strukturave të partisë suaj në bazë?
Puna po ecën mirë. Ne jemi hapur në të gjitha qarqet duke ngritur degë të Partisë për Ligj dhe Drejtësi. Deri tani nuk kemi hasur vështirësi dhe mendojmë se po ecëm me këto ritme, do të garojmë në zgjedhje në 70% të qarqeve dhe mendojmë se do të dalim mirë.
Partia juaj do të futet e vetme në zgjedhje, apo ka në plan t’i bashkohet ndonjë koalicioni në prag të zgjedhjeve?
Ne do të futemi të vetëm në zgjedhje. E vendosëm këtë pasi nuk na pëlqen pragu që është vendosur për koalicionet prej 5%. Shkaku i dytë ishte dhe fakti se kishim divergjenca me koalicionin “Poli i lirisë” dhe menduam më mirë të shkëputeshim në mënyrë që të mos i prishnim punë njëri-tjetrit. Ndoshta pas zgjedhjeve mund të ketë një bashkëpunim me Polin e Lirisë. Ne nuk e shohim si problem që do të garojmë përballë disa koalicioneve, pasi presim të marrim votat tona. Presim të njohim elektoratin me programin tonë, që është ndryshe.
Cila është pika kryesore e programit tuaj elektoral?
Slogani i Partisë për Ligj dhe Drejtësi është: T’u japim fund papunësisë dhe padrejtësisë”. Pra është program i përqendruar në ekonominë. Në mbështesim ekonominë e tregut dhe pikërisht këtë pikëpamje tonën do t’i shpjegojmë elektoratit, që përqendrohet kryesisht në rritjen e tregut ekonomik dhe realizimin e reformës institucionale në funksion të vendosjes së drejtësisë.
Zoti Ngjela, ju jeni deputet i Tiranës; në zgjedhjet e qershorit ku do të kandidoni?
Unë do të kandidoj në Tiranë, Durrës, Vlorë dhe Korçë. Por si parti mendojmë se do të kandidojmë me kandidatët tanë në 70% të qarqeve dhe nëse fushata elektorale do të shkojë mirë, pa ndërhyrje të tilla se kjo e prishjes së billbordeve nga hordhitë e qeverisë, mendojmë se do të fitojmë nga një deputet për secilin qark.
Ju e shikoni personale këtë incident, pra prishjen e billbordeve me fotot tuaja?
Unë e shikoj shumë personale. Më duket se fotoja ime u krijon marramendje disa segmenteve të caktuara të qeverisë.
Si politikan i vjetër, si e parashikoni rezultatin e zgjedhjeve duke pasur parasysh dhe mandatin 4-vjeçar të së djathtës në pushtet?
Jam i bindur se qeverisja aktuale ka rënë në mënyrë drastike, pra ka humbur pikë. Por gjithçka do të varet nga fushata zgjedhore.
Së fundi, si e shikoni aplikimin e qeverisë për statusin e vendit kandidat në BE dhe qëndrimin e ndërkombëtarëve për këtë çështje?
Ky veprim i qeverisë është në vazhdimësinë e qëndrimit të kryeministrit të Shqipërisë, i cili nuk e ka dashur asnjëherë dhe nuk e do integrimin e Shqipërisë në NATO dhe në BE. Kjo bëhet dhe nënkupton se zgjedhjet në Shqipëri do të jenë me probleme. Por kryeministri duhet të ketë të qartë se do të fusë duart në zgjedhje, siç ka bërë, do të përfundojë shumë keq.
E. Ballhysa
28 Prill 2009