Pikëpyetjet, Basha online me qytetarët
26/04/2011 Kandidati i mazhorancës për Tiranën përdor mënyra aktuale komunikimi
Rivali i Ramës shpalos sipas pyetjes së çdo kryeqytetasi programin e tij elektoral
Pas komunikimit me intelektualët shqiptarë nën siglën “Iniciativa për Tiranën” kandidati i koalicionit “Aleanca për Qytetarin” për Bashkinë e Tiranës, Lulzim Basha, ka realizuar dje një komunikim po kaq të drejtpërdrejtë me qytetarët kryeqytetas. Gjatë një harku kohor mbi një orë Basha u njoh me disa nga pyetjet që shqetësonin qytetarët e tij, të cilave njëkohësisht iu përgjigj mbi atë çka ai ka në programin e tij qeverisës, nëse qytetarët do të zgjidhnin atë në krye të bashkisë së kryeqytetit. Prioritetet e tij nga përgjigjet u përmblodh në përpjekjet për pastrimin e ajrit të ndotur, gjelbërimin e qytetit, sigurimin e shkollave, trajtimin e studentëve shqiptarë, normalizimin e tregut dhe çmimeve të tij si dhe luftimin e infomalitetit. “Mjedisi ka probleme të mëdha, ajri është më i ndoturi në botë. Ulja e ndotjes së ajrit në të është prioritet absolut imi. Po ashtu edhe përpunimi i ujërave të zeza nuk ka ndryshuar fare në Tiranë. Përgjegjësi për këto do të jetë Bashkia e Tiranës. Projekti është gati, fondet janë gati. Uurgjencë është edhe moslejimi që betonimi të mos na gllabërojë dhe i vetmi gjelbërim që do të na mbetet do të jenë vetëm vazot e luleve në shtëpi”, - tha Basha në njërën prej përgjigjeve. Përveç kësaj ai deklaroi se ka planifikuar ndërtimin e korridorit të gjelbër të lumit të unazës, që lidh dy pjesë të qytetit, si dhe shtrirja e bulevardit matanë stacionit të trenit, me synim gjelbërimin e liqenit të Paskuqanit dhe zonave përreth. Lidhur me çështjen e studentëve dhe shkollave për fëmijët kandidati Basha premtoi garantimin e një të ardhmeje të sigurt për ta. “Shkollat tona duhet të jenë më të sigurta se institucionet e NATO-s. Projekti im për monitorimin me kamera do të nisë nga shkollat. Por duhet ta nisim me ndërtimin e tyre, pasi ka komuna me mijëra banorë me asnjë shkollë. Plani i ndërtimit të shkollave do të realizohet në të gjithë republikën e Shqipërisë, sipas nevojës, të cilat i kemi evidentuar”, - tha ai. Për sa u takon studentëve, ai riprezantoi prioritetin e Bashkisë për “Tirana e 100 mijë studentëve. “Tirana duhet të investojë për studentët, të cilët do t’ia kthejnë asaj dyfish. Që nga shtatori i 2011-s do t’u ofrojmë atyre kartën studentëve për të përfituar shërbim transporti falas dhe një sërë shërbimesh shtetërore, por edhe private me tarifa të reduktuara, ose tarifa zero”, - nënvizoi kandidati i së djathtës për kryeqytetin. Në përfundim të kohës së planifikuar për këtë komunikim Basha falënderoi të gjithë qytetarët e kryeqytetit.
Policia bashkiake
“Informaliteti është një lugë hajdute, që futet si lugë në pjatën e çdo qytetari dhe që ha jo vetëm në të sotmen, por dhe në të ardhshme. Unë do ta luftoj këtë dhe çdo lloj informaliteti tjetër, duke e nisur me heshtjen e Bashkisë së Tiarës ndaj kësaj çështjeje.” Mbështetja në “Façebook”
“Unë i falënderoj të gjithë mbështetësit në ‘Facebook’. Sa ka arritur deri tani? 220 000? Mbështetja juaj është një burim i jashtëzakonshëm energjie, kuraje për nisjen e një rruge të përbashkët për ndërtimin e një Tirane evropiane.”
Transparenca e fondeve
Kandidati Basha i garantoi qytetarët e minibashkisë nr.4 në kryeqytet se transparenca e administrimit të çdo takse të mbledhur dhe lufta kundër korrupsionit do të jenë parësore në punën e tij si kryebashkiaku i ardhshëm i banorëve të kryeqytetit.
Referendumi
Basha u premtoi banorëve të njësisë bashkiake nr. 2 se nën drejtimin e tij çdo vendim do të merret në bashkëpunim me njësitë vendore dhe me ta dhe se për çdo projekt strategjik qytetarët do të mund të vendosin edhe me referendum.
Kryeministri Berisha prezanton kandidatët e koalicionit në Pukë e Fushë-Arrëz
“Mëkatet e Ramën nuk i lan as Drini”
Kreu i qeverisë premton gjashtëfishimin e investimeve në këto dy bashki
Kryeministri Berisha në vijim të turit elektoral rreth vendit ishte dje në Pukë, ku vlerësoi dhe mbështeti kandidaturën e Beqir Arifajt si kryetar bashkie i qytetit, përfaqësues i koalicionit “Aleanca për Qytetarin”. Gjatë tubimit të organizuar me këtë rast ai premtoi se gjatë 4 vjetve që vijnë do të asfaltohet çdo rrugë e këtij rrethi nga Fierza deri në Koman, si dhe do të lidhet çdo komunë e këtij rrethi me rrugë të asfaltuara, me rrugën kombëtare. Ai tha se do të jenë të shumta projektet që do të promovojnë Pukën turistike me bukuritë mahnitëse që e rrethojnë, duke e shndërruar atë në një nga trevat më të rëndësishme të turizmit malor. Për sa u takon investimeve, kryeministri përmendi se në rrethin e Pukës vitet e fundit janë investuar në rrugë, ujësjellës, kanalizime, shkolla, çerdhe, shërbim shëndetësor, ferma etj. mbi 22 milionë dollarë, duke premtuar se gjatë 4 vjetve që vijnë do të gjashtëfishohen investimet në rrethin e Pukës. “Gjatë 4 vjetve që vijnë ne do të asfaltojmë çdo rrugë të këtij rrethi nga Fierza deri në Koman, do lidhim çdo komunë të këtij rrethi me rrugë të asfaltuara, me rrugën kombëtare. Do të ndërtojmë ujësjellës në Pukë e kudo për ujë 24 orë. Do të rindërtojmë çdo shkollë dhe kopsht, në mënyrë që fëmijët tuaj të shkollohen në shkolla të standardeve evropiane. Do të bëjmë gjithçka që pasuritë e mëdha nëntokës dhe mbitokës së këtij rrethi të shndërrohen në vlera për qytetarët e saj”, - tha kryeministri. Si çdo fjalim të tijin, kreu i qeverisë ka bërë krahasime mes alternativash. “Krahas kësaj rruge ju po dëgjoni tani ‘rrugën e vetme’, një slogan i marrë nga etërit e tyre, por natyrisht me domethënie të re: të votojnë çdo gjë kundër interesit tuaj, kundër rritjes së rrogave, të pensioneve, kundër ndërtimit të rrugës së kombit, të bëjnë gjithçka për të bllokuar anëtarësimit në NATO, të votojnë kundër çdo ligji për heqjen e vizave”, - deklaroi Berisha. Duke e cilësuar kreun e opozitës një mëkatar të madh, kryeministri vijoi duke deklaruar se “mëkatet e tij nuk i lan as Drini”.
Berisha në Fushë-Arrëz
“8 maji është një ditë e madhe, një ditë feste e vërtetë për demokracinë. Më 8 maj ju firmosni për projektet që do të ndërtohet në katër vjetët që vijnë në Fushë-Arrëz e në mbarë Pukën. Ju ftoj të votoni Alfred Qafën. Ju garantoj se katër vjetët që vijnë do të shumëfishojmë investimet për rrugët tuaja dhe Fushë-Arrzin modern, për punësimin tuaj, për shkollimin e fëmijëve tuaj, për shërbimet më të mira, për bujqit e fermerët e Fushë-Arrzit, për hapjen e vendeve të reja të punës.”