E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tribunët e kauzës së gabuar

Për ta thënë më shqip në Shqipëri drejtësia nuk është se funksionon siç duhet. Por së fundmi po del në treg se ka disa “tribunë mediatikë të orës së fundit si: Stefani, Minxhozi, Nano, etj” që i fryjnë zjarrit jakobin për të përndjekur me dell gjakatar qeverinë “Berisha 2”, vetëm për të pasur një ndërgjegjen e opinionit publik purifikuar. Sepse është e udhës të dimë se të gjitha kauzat që kanë të bëjnë me drejtësinë i drejtohen një populli. Dhe sa gjëra janë bërë në emër të popullit të shkretë. Sigurisht drejtësia mediatike është më e shpejtë sesa ajo normale, dhe po ashtu edhe dhënia e sentencës përfundimtare është katërcipërisht drakoniane. Shënjestra e përhershme e këtyre tribunëve është kryeministriBerisha e jo ministrat e tij, sepse është ai që është i gjithë-pushtetshëm, prandaj atij i duhen hedhur prangat mediatikë.Po përvijohet në mënyrë “spontane” një mega-plan diabolik për krijimin e një klime artificiale ndaj Qeverisë nëpërmjet sistemit të drejtësisë. është i qartë sulmi politik i Edi Ramës me “vëllezërit” e tij biznesmenë e familjarë me padi në gjykatën e Tiranës. Madje i kanë qepur nja 30 padi civile të ndryshme. Tribunët jakobinë me frymëzim gijotinesk kërkojnë sa më shumë njerëz afër PD-së, për të inkriminuar indirekt qeverinë, duke shantazhuar demokracinë e brishtë shqiptare në pjesën më të dobët të sistemit: drejtësinë. është e qartë loja që kërkohet të bëhet me drejtësinë shqiptare. Shumë veta e dinë se brenda sistemit të drejtësisë ka njerëz të njollosur me mëkate, madje që kanë pasur lidhje me nomenklaturën komuniste, e që kanë një frikë të zezë ndaj ligjit shumë të përfolur të“lustrimit” të figurave. Kapja e prokurorisë me jakobinë të trullosur e të modifikuar gjenetikisht nga sistemi i kaluar e bën edhe më të vështirë reformën e saj, pasi prej andej dalin llojlloj gjetjesh fiktive për të stopuar një “qendër pushteti”. Edhe kërkesa e disaeksponentëve të opozitës këto ditë për një lëshim të Berishës, për presidentin e vendit, për vendin e kryeprokurores si dhe për atë të kryetarit të SHISH janë një pararojë e mbajtjes mat të institucioneve që hetojnë mbi mafien-puniste, mbi krimin e organizuar, mbi ryshfetin, etj. Opozita nuk ka interes te ndodhe ndonjë ndryshim në sistemin e drejtësisë. Ajo kërkon Robespierin e saj që ta fundosë sistemin demokratik. Për t’i hyrë me qilizëm argumentit, duhet shumë kohë e hapësirë në këtë faqe, por një gjë duhet të dimë; se sa mëshpejt të bëhet reforma në drejtësi aq më e mirë do të jetë demokracia shqiptare.Natyrisht reforma në drejtësi është esenciale, është një condicio sine qua non për të pasur një shtet ligjor efektiv. Pasi nuk po flasim për broçkulla selektive të këtij apo atij personazhi në lidhje me atë lloj ngjarje, por sistemi funksionon kur është kapilar, se përndryshe do të kemi një reformë tjetër abstrakte.Kuptohet vetiu se pjesa më e rëndësishme e reformës në drejtësi i takon të udhëhiqen nga qeveria. Reformat kanë nevojë për dy elementet bazë: përfshirjen e një mazhorance që kërkon konsensusin e opozitës në kuvend, si dhe evolucionin e mentalitetit të shoqërisë në të cilën ne jetojmë - afërmendsh edhe bashkëpunimin e medieve....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›