E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gëzimi dhe hidhërimi i nostalgjikëve të diktaturës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës i dha kryetarit të përkohshëm të PS-së, E. Ramës, një gëzim të madh, më 25 janar 2010. Kjo ditë është quajtur nga një pjesë e shtypit tonë si sfida e kredencialeve të Shqipërisë në këtë Asamble. Kërkesa e PS-së shqiptare për të hedhur poshtë kredencialet e delegacionit shqiptar, do të shqyrtohej në orën 15 të pasditës së 25 janarit. Në një gazetë të majtë shkruhet se „Axhenda e punimeve parashikon dy pika kryesore që do të shtrohen për diskutim. çështja e parë është ajo e mundësisë së sfidimit të kredencialeve të delegacionit shqiptar, i cili ka shkuar i përgjysmuar, për shkak të mungesës së opozitës në delegacion. Për këtë çështje do të raportojnë raportuesit e Këshillit të Rregullores dhe Imunitetit dhe në fund të raportimit do të ketë debat dhe një rezolutë që do të votohet për çështjen e kredencialeve“. Shpresat e shtypit e të mediave nën varësinë e E.Ramës ishin të mëdha që të shqyrtoheshin në këndvështrimin e tyre “pretendimet për manipulim të zgjedhjeve të 28 qershori“, si edhe “për funksionim të cunguar të institucioneve“. Në Rezolutën përfundimtare, ithtarët e Ramës synojnë një prononcim të Këshillit të Europës për zgjidhjen e krizës politike në vend.Euforia e ndjekësve që i kanë mbetur Edvinit ishte e papërmbajtshme. Shpresa e tyre ishte që Rezoluta të shënonte një ngrirje të kredencialeve të vendit tonë. Nëpërmjet të një denigrimi të institucioneve të Brukselit, E.Rama shpreson që të ketë, së fundi, një mbështetje nga këto institucione për atë që ai e quan „krizë“të vendit”.Pa u zgjatur në detaje që lexuesi po i merr vesh saktësisht nga kryetarja e Parlamentit, Topalli, dhe nga deputetja Lejla Përnaska, duhet shënuar edhe ligësia e dëmtimit të aspirave shqiptare për viza në kohë sa më të shkurtër dhe për aderimin sa më të shpejtë në komunitetin europian. Po shihet edhe njëherë, në mënyrë ekspresive, sesi armiqtë e interesave shqiptare po dalin në pah, në një mënyrë gjithmonë e më të padyshimtë, vetëm për të mbuluar dështimin e gjithmbarshëm të një njeriu të vetëm, që tani mezi po mbahet me paterica. Mendja e shëndoshë e anëtarëve të PS-së me bindje të forta europianiste (LMN) do të ishte e përshtatshme, në këtë rast, që ai guxim fillestar i saj, të mos fashitej nga druajtja e një përjashtimi, kohët e fundit. Perjashtuesi nuk do ta kishte të lehtë, nëse anëtarët e Lëvizjes për Mendimin Ndryshe do të të ishin bashkësi më vete sot në parlament, për ato arsyetime që janë shprehur prej tyre, por janë zvarritur. Natyrisht sot do të kishim përfaqësues edhe nga opozita, në këtë eveniment të rëndësishëm për interesat shqiptare, interesa që s’kanë të bëjnë me ato të një individi që kërkon, në mënyrë jodemokratike, të ruajë karrigen e vet me këmbët gjysmë të thyera.Data 25 shënon edhe atë shprehjen e atij Luigjit francez, “pas meje kiameti u bëftë”. Data 26 e flashku të gjithë atë valë lumturie efemere të një raporti keqdashës, drejtuar nga edvinistët, për të bërë të besueshme në adresë të AP-së së KE-së, ankimet e një opozite të shndërruar në britma rrugore apo, më saktësisht, rrugaçërrore, për “të drejtat” e një individi që tani po mbahet si i mbyturi në fijen e kashtës.Zoti Gros ua dha përgjigjen në një kohë rekord (të nesërmen)  ankimuesve obstruksionistë, që kanë krijuar një gjendje të pazakontë opozitare, që të nxjerrin artificialisht përfitime, me propozime si ato të Xhufit, “më jep, të të jap”. Por kjo është një temë tjetër.Natyrisht edhe kjo do të marrë përgjigjen e saj të merituar....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›