E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Kompromis për Gjykatën Administrative

Në mbledhjen e grupit të PD, kryeministri Sali Berisha
ka kërkuar nga Partia Socialiste që të japë votat e saj në Parlament ligjin për Gjykatën Administrative. Berisha, tha se maxhoranca është e hapur për amendamentet e opozitës për këtë ligj, duke premtuar se ato do të miratohen nga maxhoranca. "Reformat kanë një përballje shumë dimesionale, do të ndalemi tek ligji për gjykatën administrative, duke i bërë thirje opozitës, të trajtojë me seriozitet votimin e këtij ligji",citoi kryeministri.
Ai shtoi se 70% e biznese shqiptare janë terësisht në raport me sistemin tatimor në varësi të opozitës, e ndërsa i gjithë biznesi i vogël ku përbën 90% të saj, në raport me taksat e tatimet, administrohet nga qeveria vendore, e ndërsa theksoi se në qoftë se opozita është e interesuar për një qeverisje të mirë vendore, ajo voton pa humbur kohë ligjin, sepse edhe një herë 70% të subjekteve private janë totalisht në varësi të pushtetit të saj".
Ndërkohë Berisha vuri theksin tek kompromisi që ofronte ndaj opozitës në këtë drejtim, por me një kusht të vetëm, mos shkeljen e një pike sipas të cilës, nuk lejohen emërimet politike në këto gjykata.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›