Vuante nga depresioni, hidhet nga kati i katërt

Një grua i ka dhënë fund jetës ditën e sotme në qytetin e Vlorës. Bëhet fjalë për 56 - vjeçaren Eli Truja e cila jetonte me bashkëshortin. Sipas korrespodentit të Ora Neës në qytetin e Vlorës, gruaja është hedhur nga kati i katërt i një pallati, pasi vuante nga depresioni. Viktima është hedhur pak minuta më parë, nga shkallët e pallatit, ku dhe vdekja e saj ka qënë e menjëhershme si pasojë e frakturave të shumta që ajo ka pësuar në trup. Sipas të dhënave më të fundit Policia e Vlorës ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur proçedurat hetimore.