Rama-Berishës:Biznesi vuan barrën e korrupsionit
Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka reaguar në rrjetin social “Twitter” në lidhje me deklaratat e kryeministrit Berisha në konferencën e temë "Integrimi në BE dhe biznesi shqiptar".
“Opozita luftuaka me mullinjtë e erës kur kërkon taksim të ndershëm?Jo,KM po i merr era mullirin ku bluan dokrrat e tij e pasuritë e popullit” theksoi Rama.
Ndërsa i është referuar apelit të kryeministrit drejtuar Komisionit Europian për ndihma për bujqësinë, Rama shtoi se ndihma vjen pas statusit prandaj sipas tij kjo është një arsye se përse nuk duhet të digjet statusi.
“KM kërkon ndihmë nga BE për bujqësinë!Nuk e di ende që kjo ndihmë vjen pas statusit?Ja një arsye pse statusi s`digjet për Jozin e Ristanin!” shkruan Rama.
Lideri i opozites i është përgjigjur edhe premtimit të kreut të qeverisë për ulje të barrës fiskale ndaj biznesit, duke nisur nga viti që vjen. “Biznesi s`ka problem barrën fiskale po barrën e korrupsionit,rryshfeteve,gjobave,referencave,barrën e qeverisë që i ka hipur në zverk!” përfundon kryesocialisti.