E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama,Berishës:Biznesi vuan barrën e korrupsionit

Rama

TIRANE- Lideri i opozites i eshte pergjigjur permes Twitterit premtimit te kreut te qeverise per ulje te barres fiskale ndaj biznesit, duke nisur nga viti qe vjen.

“Biznesi s’ka problem barren fiskale, po barren e  korrupsionit, rryshfeteve, gjobave, referencave, barren e qeverise qe i ka hipur ne zverk!”- shkruan Rama ne profilin e tij ne Twitter.

Duke iu pergjigjur akzues se Berishes se opozita lufton me mullinjte e eres per sistemin e taksimit, Rama shkruan se “KM po i merr era mullirin ku bluan dokrrat e tij e pasurite e popullit”.

Sa per kerkesen e Berishes ndaj BE per me shume fonde dhe ndihme per bujqesine, Rama thekson se kjo ndihme vjen pas marrjes se statusit dhe akuzon Berishen se ende nuk e di nje gje te tille.

“KM kerkon ndihme nga BE per bujqesine!Nuk e di ende qe kjo ndihme vjen pas statusit? Ja nje arsye pse statusi sdigjet per Jozin e Ristanin!”- shkruan Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›