Presidenti i ri, Berisha takon Metën, më pas edhe Idrizin

Kryeministri Sali Berisha, nënkryetari Astrit Patozi dhe anëtari i kryesisë së kësaj partie, Edmond Spaho kanë nisur sot takimet me aleatët për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit.
Takimi i parë është zhvilluar me kreun e LSI-së Ilir Meta në kryesinë e Kuvendit ndërsa më pas në orën 15:30 do të zhvillohet një takim edhe me kreun e PDIU-së Shpëtim Idrizi.
Kreu i LSI-së është shoqëruar në takim nga ministat, Edmond Haxhinasto dhe Petrit Vasili.
Në kryesinë e PD, e para e mbledhur që prej mandatitimit të saj verën e shkuar, shefi i selisë blu, Berisha tha se bashkëpunëtorët e afërt të tij mund të bëhen presidentë të mirë, por shtoi se Rama nuk duhet të demonizojë emrat e PD në garën për president.
Kryetari i Partisë Demokratike gjithashtu theksoi se procesi i zgjedhjes së presidentit të ri do të zhvillohet duke respektuar Kushtetutën.
“Karrigia e një presidenti është e një politikani, sigurisht sepse ky vend, ky post është një post shumë përfaqësues për vendin, brenda dhe jashtë, ka nderet dhe jo vetëm nderet e vendit. Kështu, na takon të qëndrojmë për të nderuar këtë post me një personalitet politik”, shtoi Berisha. Ai theksoi se vendi ku duhet të arrihet konsensusi për presidentin e vendit, duhet të jetë salla e Parlamentit.
Ndërkohë, Konferenca e kryetarëve vendosi që 30 maji, do të jetë edhe seanca e parë kur do të votohen kandidaturat për kreun e ri të shtetit.