E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Korridori i kombit, përpjekje e madhe e shqiptarëve

PRIZREN- Kryeministri Sali Berisha, i ftuar special në inagurimin e autostradës Morinë-Merdare që do të lidhë Shqipërinë dhe Kosovën, së bashku me kryeministrin Hashim Thaci, kanë shtypur butonin e parë të shpërthimit, për carjen e malit, nga i cili do të kalojë edhe “korridori i kombit” sic e quajti Berisha.

Sipas tij, ky korridor që do të bëjë të mundur afrimin e Prishtinës me detin dhe afrimin e Tiranës me rajonin e Evropën Qendrore, për shqiptarët përfaqëson ndërtimin e idealit të tyre evropian.

“Korridori i kombit e bën Prishtinën një nga kryeqytetet më të afëtrta me detin në rajon. Korridori i kombit i hap Tiranës rrugën më të shkurtër drejt rajonit dhe Europës Qendrore, por ky korridor është gjithashtu një përpjekje e madhe e shqiptarëve për të ndërtuar idealin e tyre evropian. Korridori së shpejti do të jetë korridor bashkëpunimi, miqësie me vendet e rajonit” – theksoi Berisha

Duke ka përshëndetur vendimin e Qeverisë së Kosovës për ndërtimin e autostradës, Berisha e ka cilësuar këtë si një vendim madhor për paqen, stabilitetin dhe bashkëpunimin rajonal. Berisha gjithashtu paralajmëroi se në të ardhmen do të nisë edhe projekti për ndërtimin e hekurudhës Tiranë-Prishtinë.

Inagurimi për këtë autostradë ka filluar mesditën e sotme rreth orës 14:22, në Vërmicë të Prizrenit.

Projekti, i cili kushton 700 milionë euro është nënshkruar mes Qeverisë së Kosovës dhe konsorciumit amerikano turk “Bechtel & Enka” pritet te zgjase 3 vjet, dhe pritet të punësohet një numër i konsiderueshëm i kosovarëve. Autostrada parashikohet të jetë e gjerë 28 metra, me 4 shirita qarkullues.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›