Studimi i Bunës, Pashaj: Po të merrej parasysh, Shkodra s´do përmbytej
SHKODËR- Situata e krijuar për tre herë me radhë në zonën e nën Shkodrës, duket se do të ishte shmangur, nëse do të ishte marrë parasysh një studim i kryer në vitin 2006 nga Akademia shqiptare e Shkencave dhe ajo e Malit të Zi.
Bëhet fjalë për një studim të zhvilluar 4 vjet më parë dhe që publikohet sot në “Gazetën Shqiptare” nga profesori Myslim Pashaj.
Studiuesi duke iu referuar këtij bashkëpunimi mes akademive të dy vendeve, vë gjithnjë theksin në faktin se qeveria nuk ka treguar interesin e duhur duke u bazuar tek ky studim, por e ka harruar atë në sirtaret e Akademisë së Shkencave, ndërsa deklaron se nëse do të ishte marrë parasysh ky studim, nuk do të kishin ndodhur tre herë radhazi në zonën e nën Shkodrës.
Profesori Myslym Pashaj shkruan më tej se angazhimi i të dy akademive ishte shumë real e jetësor, por edhe me vështrim në ardhmëri. Ai do të hulumtonte se cka ndodhur në natyrën përreth ku bashkohen sot, tre burimet e mëdha ujore, liqenit të Shkodrës, Drinit dhe kaskadës së grykës së Drinit si dhe grykës së Bunës.
Për të hulumtuar egjeobatimetrinë, e cila është parësore për tu pasur si pasqyrë nga të gjitha institucionet për konceptimin e projekteve të zhvillimit, po edhe të shpëtimit. Do të jepej njohje e qartë për institucionet përgjegjëse shqiptare në planet e tyre të veprimit për ndërhyrjet në shtratet e lumenjve, në konceptimin e ri të rrjedhës ujore në Bunë, ristrukturimit të sistemit të argjinaturave rrethinore të ndërthurura, jo vetëm me meteorologjinë por edhe me ndikim të kaskadës së Drinit, e po kështu edhe të detit Adriatik, aty ku Buna takohet me detin.
Kësisoj ajo do të ishte si bazë për konceptimin edhe të sistemit të kullimit dhe të tërheqjes së ujrave në një zonë e cila ka disnivele të përafërta me nivelin e detit përballë. Do të jepej një pasqyrë lidhëse dhe e ndërsjelltë e ndikimit të natyrës dhe kushteve klimaterike të ndryshuara në shekullin e fundit, për të vrojtuar në kushte të reja rolin e kaskadës së Drinit si ruajtëse e disiplinës së regjimit ujor.
Do të krijohej një plan sigurie e bashkësisë njerëzore në zonë për qytetin e Shkodrës, të gjithë qendrat e banimit përgjatë Drinit dhe Bunës, për të shmangur sa më shumë të ishte e mundur situatat dramatike të cilat kanë qënë të pranishme për një kohë të gjatë.
Profesori Myslim Pashaj thekson se pjesëmarrja e shumë studiuesve shqiptarë si Prof. Farudin Hoxha, Mitat Sanxhaku si dhe të tjerë ishin stegues i seriozitetit për studimin në fjalë.
Puna u krye në hapsirën kohore të viteve 2005-2006, për Bunën dhe Drinin dhe në vijim për liqenin e Shkodrës.
(m.a/News24/BalkanWeb)