E Diel, 1 Nëntor 2026

Sarandë, infermierët peticion kundër urdhrit të ri, qeveria po na flak në rrugë

SARANDë- 35 infermierët e spitalit të Sarandës kanë firmosur një peticion kundër urdhrir të ri për arsimimin e lartë të infermierëve brenda vitit 2012.

Në dokumentin drejtuar ministrisë së Shëndetësisë ata shprehen se mbështesin reformat që ndërmerret për të mirën e shërbimit shëndetësor.
Por nuk besojmë se njohuritë, eksperienca dhe përkushtimi ynë shumëvjeçar në punë të vlerësohet në këtë mënyrë “duke na flakur në rrugë” thuhet më tej në peticionin e firmosur nga infermerët sarandiotë.

Sipas tyre për të përmbushur reformat duhen gjendur metoda për të dhënë provime të nevojshme shtesë, të cilat do të në shërbejnë për rritjen e nivelit në punë.

Pak ditë më parë ishin infermierët e qytetit të Korcës të cilët kundërshtuan gjithashtu urdhrin e ri, duke e formalizuar qëndrimin e tyre me peticion.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›