E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krujë, dy vëllezër në pranga për drogë e armë

KRUJë- Dy vëllezër nga Kruja kanë rënë në prangat e policisë pas një aksioni për lëndë narkotike dhe armë.

Astrit dhe Hamit Ferra janë arrestuar nga policia e Durrësit në banesën e tyre në Fushë Thumanë në Krujës.
Mësohet se gjatë kontrollit në banesë dy vëllezërve u janë gjetur 111.4 gram farë kanabis sativa, një automatik model 56, një krëhër me 30 fishekë, 6 arka me 432 fishekë dhe një pistoletë.

Materialet e gjetura u sekuestruan nga policia ndërsa dy vëllerëzit u arrestuan nën akuzën e mbajtjes së lëndëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje.
Nuk dihet ende origjina e farës së lëndës narkotike dhe armëve, ndërkaq vijojnë hetimet në lidhje me ngjarjen.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›