E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lezhë, plagoset me armë një 40-vjeçar

Një 40-vjeçar është plagosur rëndë me armë pasditen e sotme në qarkun e Lezhës. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Ishull Lezhë ku 40-vjeçari Ndue Rrasa ka mbetur i plagosur pasi është qëlluar 6 herë me pistoletë nga një bashkfshatar i tij. Ndërkohë është bërë e mundur edhe identifikimi i autorit të ngjarjes i cili është 52-vjeçari Feliks Leka.
Menjëherë i plagosuri është dërguar për në spitalin ushtarak të Tiranës, ndërsa autori ka mundur të largohet.
Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie,të cilat janë vënë në ndjekje të autorit.
Mësohet se shkak i kësaj plagosjeje ka qene një grindje e momentit mes Rrasës dhe Lekës, ndërsa ky i fundit ka qëlluar ndaj tij në qendër të fshatit.
Ende nuk janë saktësuar shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje, ndërsa po punohet edhe për kapjen e autorit. Policia ka shoqëruar disa persona për sqarimin e rrethanave.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›