E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Korrupsioni ne polici, vrau barbarisht 4 oficeret ne Durres

Tirane-Kryeministri Sali Berisha, denoi me ashpersi korrupsionin ne radhet e Policise se Shtetit, duke e cilesuar si "kancer", nga e kane burimin te gjitha te keqijat e tjera. Gjate fjales se tij, ne analizen vjetore te Drejtorise se Policise se Shtetit, Berisha tha se nuk ka asgje me jetike per shoqerine shqiptare, se sa lufta kunder korrupsionit. Ai vleresoi luften qe i eshte bere ketij fenomeni, ne radhet e shume zyrtareve, ku numri i atyre qe jane perballur me ligjin eshte rritur. Por sipas kryeministrit Berisha, "eshte korrupsioni ai qe sherbeu si kusht kryesor per vrasjen barbare te 4 oficereve te policise ne ngjarjen e Durresit. Ishte inspektori i policise ai qe i jepte mbulese, terroristit Dritan Dajti, duke u bere bashkefajtor apo dhe me shume kriminel se sa ai", tha kryeministri i vendit. Ky rast sipas tij, deshmon se kjo lufte duhet te zhvendoset ne nje nivel edhe me te larte. Berisha vleresoi nga ana tjeter punen e kryer nga uniformat blu te vendit, ne dergimin para drejtesise se zyrtareve te korruptuar te disa institucioneve, perfshire gjykates dhe prokurore. "Nuk duhet te terhiqeni para asgjeje, para cilitdo ne kete lufte", tha kryeministri. Ai shtoi se qeveria ka ndermarre reformat me thella per te parandaluar korrupsionin, por pa punen e policise, pa penalizmin e zyrtareve te korruptuar, lufta kunder korrupsionit behet thjesht nje iluzion.
Duke u ndalur ne luften kunder trafiqeve dhe drogave, kryeministri tha se kjo lufte ka marre dimensione te reja, gje qe ka dekurajuar trafikantet qe perdornin Shqiperine si rruge kryesore. Renie te ndjeshme dhe te vleresueshme ka dhe ne krimet serioze, vrasjet. Ai tha se "objektivi i kesaj qeverie eshte Shqiperia ne indeksin e kriminalitetit, jo nen mesatar sic eshte sot, por ne nivelin e ulet te kriminalitetit te vendeve anetare te Bashkimit Evropian. Kjo detyre behet edhe me imperative kur ne kerkojme nga partneret tane, heqjen e vizave". Kryeministri e cilesoi te shkelqyer ligjin "Antimafia", i cili hyri keto dite ne fuqi, i cili ka marre aspektet me bashkekohore te ligjeve te vendeve anetare te BE-se. "Beteja kunder krimit eshte para se gjithash beteja ne rrafshin ekonomik. Eshte nje mal i tere falsifikimesh, pervetesimesh dhe ky krim i teri, apo 90 % i rasteve, ka ne baze pushtetare te te gjitha niveleve, qe gjate ketyre 15 viteve kane perdorur pushtetin, duke ndare interesat me mafien dhe qe ne, me forcen e ligjit duhet t'u tregojme vendin cdo dite", theksoi kryeministri. Lufta kunder krimit ekonomik, sipas tij merr nje dimension te ri, edhe per shkak se asnje vend nuk ka emergjence me te madhe se sa Shqiperia per investitore te huaj dhe per garanci te plote dhe te gjithanshme te investimeve te huaja. Kryeministri e konsideroi si problem shqetesues indiferentizmin e inspektorit te policise ndaj shkelesit te ligjit. "Askush me shume se qytetaret nuk e paguajne indiferencen e policise ndaj zbatimit te ligjit, ndaj shkelesit te ligjit, ndaj eshte e domosdoshme qe ne radhet e policise te luftohet ky qendrim", tha Berisha. Ne kete analize merrnin pjese ministri i Brendshem, Lulzim Basha, drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit,zoti Hysni Burgaj, Ambasadori i Pranise se OSBE-se ne Tirane, Robert Bosch, drejtues te institucioneve te zbatimit te ligjit, si dhe punonjes dhe drejtues te Policise se Shtetit.
Procesi, vleresohet puna e policise
"Viti 2009 ishte nje vit elektoral. Kemi deshmuar perkushtim te madh ne zbatimin e ligjit, keni permbushur me nder te gjitha detyrimet qe ligji ju ngarkon ne procesin elektoral. Ky ishte nje proces qe mori vleresime pozitive nga mbare komuniteti nderkombetar, por dua te theksoj se ne keto vleresime nje merite te vecante keni edhe ju drejtues te policise se shtetit dhe qindra ne mos mijera anetare te ketyre efektivave qe me profesionalizem te larte, teresisht te depolitizuar permbushen cdo detyre te ligjit elektoral dhe ligjeve te tjera te vendit. Shpreh mirenjohjen time te thelle dhe ju inkurajoj ne konsolidimin e kesaj tradite dhe te ketij qendrimi te depolitizuar ne interesin me te mire te vendit",-tha kryeministri Berisha.
Analiza: Shifrat ne rritje te aksidenteve rrugore, katastrofale
Kryeministri i vendit i cilesoi alarmante shifrat ne rritje te aksidenteve rrugore ne vend. "Nuk mund te pranohet kjo situate ne trafikun rrugor. Per te gjitha aksidentet me shpejtesi te madhe, nje perqindje e larte e pergjegjesise eshte e Policise se Shtetit, e skuadrave te saj te monitorimit te rrugeve. Shkaku numer nje, eshte qendrimi i papershtatshem i policise ndaj ligjit",-tha Berisha. Sipas tij, 65 aksidente me shume se vitin e kaluar, eshte nje numer shume i madh. Ai kerkoi nga drejtuesit e Policise se Shtetit shqyrtim shume serioz dhe plan masash. Duke e vleresuar sakrificen dhe punen e strukturave te policise rrugore, Berisha tha se "sic eshte arritur te ulet progresivisht numri i vrasjeve, ne kerkojme nje kthese rrenjesore ne uljen e numrit te aksidenteve ne kete vend. Nuk mund te pranoj une situaten e krijuar ne vere, kur aksidentet kalonin si top futbolli nga nje komisariat ne tjetrin, me pretekstin se e ka ky apo ai komisariat. Drejtoria e Policise se Durresit mban te gjitha pergjegjesite, per nje numer katastrofal aksidentesh qe ndodhen ne vere, ne nje autostrade 30 km gjithsej te gjate", tha Berisha.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›