E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Korrupsioni nxiu bluzat e bardha

Kryeministri Berisha, qe nga Gramshi, ka sulmuar bluzat e bardha, te cilat tashme kane hyre ne "axhenden" e te gjitha sondazheve, si nje nder sektoret me te korruptuara. Duke shprehur keqardhjen per ish-koleget dhe ish-studentet e tij, kreu i ekzekutivit nuk ka munguar te paralajmeroje perplasjen prapa hekurave te burgut te te gjithe personave qe abuzojne me detyren. "Sot ka tre sektore qe kryesojne korrupsionin. Per fatin tim me te keq, jane ish-kolege e ish-studente te mi, qe vazhdojne te nxijne bluzen e tyre, te shkelmojne mbi moralin e misionit te mjekut. Disa prej tyre u kerkojne para per t`u ofruar sherbime qytetareve, duke nxire ne kete menyre moralin, dinjitetin e ketij misioni e profesioni te shenjte, mjekut", ka qene deklarata e ashper e Kryeministrit Berisha. Nderkohe qe, ai nuk i eshte shmangur serish akuzave ne drejtim te organeve te drejtesise, duke perdorur si "tabele qitjeje" tashme ish-kreun e Gjykates se Elbasanit, Bujar Musta, qe pritet ta shoqeroje Berishen ne te gjithe turin e tij "Shqiperia ne NATO". Berisha eshte shprehur se akoma asnje gjykates ne dhjete vitet e fundit nuk ka pare qeline, packa se jane hajdutet me te medhenj te Evropes. "Une ju garantoj se do te vazhdoj betejen time derisa te shoh gjykates dhe prokurore, mjeke apo kushdo qofte te perballet me ligjin. Ne qytetin tuaj, tre muaj me pare, nje faqezi, si Bujar Musta, kryetar i gjykates se Elbasanit, nje kriminel si ai, liroi ne sallen e gjyqit vrasesin e njeriut te pafajshem. Motra e viktimes, emigrante ne Itali, intelektuale, tre muaj para gjyqit, me ben nje leter tronditese, ku me thote se dora e zeze e vrasesit i mori jeten vellait tim ne deren e shtepise. Une te garantoj se vrasesin do ta lirojne. Dhe ne fakt, vrasesin e liruan. Bujar Musta u largua, por ju jap fjalen se do ta ndjekim kudo qe te shkoje", eshte shprehur Kryeministri. I cili e ka vijuar me tej akuzen e tij, teksa eshte shprehur se shqiptaret pane nje prokuror kur kerkoi 7 mije euro. Per te, eshte i vetmi faqezi, i cili i filmuar, i faktuar ecen i lire ne rruget e Tiranes dhe pavaresisht se prokuroria e shkarkoi, por, sipas tij, gjykatesi faqezi e vleresoi dhe e la te lire. Duke evidentuar faktin se PD kishte ardhur ne pushtet tre vjet me pare, duke i shpallur lufte korrupsionit, Berisha tha se administrata qe drejton eshte jashte konfliktit te interesit. "Nga ministra me monopole ne tregun e ushqimeve, ne tregun e naftes, ne tregun e ndertimeve, Agron Duka, Anastas Angjeli, Spartak Poci dhe te tjere", tha Berisha, duke iu rikthyer tashme akuzave te vjetra, pavaresisht se eshte qe tre vite ne pushtet. Duke shtuar se ata qe perpiqen te erresojne keto te verteta jane segmentet e fundit te mafies, qe do te marrin pergjigjen e merituar. "Te denoncojme, te faktojme cdo kerkese per ryshfet dhe ju jap fjalen se cdo zyrtar qe kerkon ryshfet do te kete vetem nje fund, hekurat dhe burgun", perfundoi Berisha.

A.G


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›