E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha peruron rruge dhe ndricime

Ka vijuar me perurime turi i Kryeministrit Berisha ne Gramsh. Keshtu, kreu i qeverise inauguron perfundimin e rruges Banje-Drize ne Gramsh, investim i buxhetit te shtetit me vlere 156 milione leke. Pas prerjes se shiritit te inaugurimit, Kryeministri Berisha tha se me investimin e bere, Gramshi fiton nje lidhje te re me Tiranen dhe shmang rrugen e mundimshme qe banoret e kesaj zone duhet te benin permes kodrave ne rrugen e meparshme. Po dje, Kryeministri Berisha inspekton dhe punimet ne rrugen e re Fshat-Gramsh-Vine, ne rrethin e Gramshit. Ky segment rrugor me gjatesi 4.4 km me gjeresi 3.5 m, i hapur nga fillimi, eshte investim i buxhetit te shtetit me vlere 20 milione leke.

"Kjo eshte nje rruge prej 10 km. Sot ne inaugurojme rikonstruksionin e 4 kilometrave te para. Pasi te perfundoje rikonstruksioni, ne do te asfaltojme te tere rrugen. Rruga jo vetem lidh kete komune me Gramshin, por lehteson edhe komunat e tjera", u shpreh Berisha. Kryeministri Berisha inauguroi dje dhe perfundimin e sistemit te ndricimit ne qytetin e Gramshit, investim i buxhetit te shtetit me vlere 5 milione leke. Gjithashtu inauguroi shtrimin e rruges dhe rrugicave ne lagjen "Xhile Lici" ne qytetin e Gramshit, nje nga lagjet me te vjetra te ketij qyteti.

S.P


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›