E Shtunë, 31 Tetor 2026

Islami: Ja skema e fushates se PS

Sekretari per Ceshtjet Zgjedhore ne Partine Socialiste, Kastriot Islami, gjate nje interviste per "KJ" beri me dije, lidhur me projektin qe do te aplikoje pergjate fushates elektorale ne zgjedhjet e pergjithshme parlamentare. Ne te njejten kohe, ai beri me dije dhe menyren e perzgjedhjes se kandidaturave per te qene ne listat shumemerore te deputeteve.

Cili do te jete projekti mbi te cilin Partia Socialiste do te organizoje fushaten e saj elektorale per zgjedhjet e ardhshme parlamentare, nisur dhe nga miratimi i nje sistemi te ri zgjedhor, qe konsiston ne nje sistem proporcional rajonal?

Jemi ne fazen e konceptimit te organizimit elektoral per zgjedhjet e ardhshme. Krahas zgjedhjeve te reja ne organizatat socialiste po pergatiten te gjithe dokumentet dhe manualet per forcimin e perberes elektorale te strukturave te partise ne te kater nivelet, qendror, qarkor, municipal dhe te organizates. Duke reflektuar nje eksperience te standardeve perendimore dhe me asistence te partive simotra socialdemokrate, do te ngrihen dhe aftesohen, permes trajnimeve disa funksione elektorale i) koordinues, ii) ligjor, iii) mediatik dhe iv) sondues. Natyrisht ne nivelin qendror organizimi do te jete me kompleks dhe me me shume perberese qe do t'u korrespondonin me shume funksioneve te nevojshme per te realizuar nje fushate moderne ne te gjithe perbereset e saj. Duke pasur parasysh se sistemi zgjedhor eshte proporcional rajonal mbi baze qarqesh atehere organizimi elektoral do te fokusohet ne qark. Nga qarku do te koordinohet aktiviteti i komunave dhe bashkive permes mekanizmit te rrethit. Nderkohe qe, themeli i ketij organizimi mbeten organizatat socialiste qe mbulojne cdo qender votimi. Per here te pare mundet qe me shume se nje organizate do te mbuloje nje qender votimi. Detyra themelore e militanteve ne nivelin e qendres se votimit do te jete realizimi i fushates dere me dere per te percjelle te gjithe frymen, programin dhe ekipin socialist. Natyrisht do te konceptohen edhe struktura ndermjetese "ad hoc" per cdo territor elektoral qe kane te bejne me kategori te vecanta elektorale, apo me probleme specifike. Grupi i kandidateve te qarkut do te kete nje rol paresor ne organizimin e fushates, si ne permbajtje ashtu edhe ne marketing, e deri ne administrimin elektoral. Nje strukture e fuqishme qendrore do te drejtoje, orientoje dhe koordinoje te gjithe veprimin elektoral.

Nderkohe po ne kete funksion, cili do te jete mekanizimi i perzgjedhjes se kandidateve per deputete, qe do te perfaqesojne PS-ne kete gare elektorale?

Eshte ende shpejt per te folur per kete ceshtje. Sidoqofte eksperienca perendimore e avancuar zoterohet edhe per kete ceshtje nga strukturat qe do te pergatisnin metodiken per realizimin e kesaj detyre te rendesishme. Duhet pasur parasysh se sistemi proporcional rajonal i jep mundesi votuesit te zgjedhe programin, ekipin dhe liderin qe preferon. ne kete kuptim perzgjedhja e ekipit perben nje nga detyrat e rendesishme me te cilat lidhet suksesi elektoral. Partia Socialiste eshte nje parti e organizuar dhe me demokraci te brendshme te zhvilluar, per rrjedhoje metodika dhe teknologjia e seleksionimit dhe percaktimit te ekipit elektoral do te kryhet jo vetem ne perputhje me standardet perendimore por edhe do te duhet te marre ne konsiderate edhe realitetin ne partine socialiste e ne elektoratin shqiptar. Synimi do te jete percaktimi i nje ekipi qe garanton sukses maksimal te ekipit elektoral dhe njekohesisht motivon maksimalisht partine, simpatizantet dhe mbeshtetes te tjere ne fushaten elektorale. Ne terma te pergjithshem besoj se do te punohet ne drejtim te i) ndertimit te profilit elektoral te cdo qarku; ii) percaktimit te kritereve dhe metodikes se perzgjedhjes se "rezervuarit te kandidateve" , iii) rregullave per testimin/seleksionimin e kandidaturave dhe iv) hapave vendimmarres. Profili elektoral do te ndertohet mbi bazen e nje studimi shtresor te cdo qarku ku natyrisht filtri kryesor do te jete ai elektoral. Kurse perzgjedhja e kandidaturave, ne respekt te rregullave statutore do te bazohet ne teknologjite moderne te konsultimeve, sondimit te brendshem dhe thithjes se mendimeve nga nje kuorum me i gjere se partiak.

"Piramida" elektorale, ne varesi te kryetarit socialist

Fushata elektorale e Partise Socialiste do te jete e perqendruar kryesisht ne nivel qarku. E kjo duke pasur parasysh se sistemi zgjedhor eshte proporcional rajonal mbi baze qarqesh. Nje fakt i tille u be i ditur nga sekretari per Ceshtjet Elektorale ne PS, Kastriot Islami. Sipas tij, nga qarku do te koordinohet aktiviteti i komunave dhe bashkive permes mekanizmit te rrethit. Por njekohesisht, nje strukture e fuqishme qendrore do te drejtoje, orientoje dhe koordinoje te gjithe veprimin elektoral. Sa i takon perzgjedhjes se kandidateve, Islami vuri ne dukje e rendesishme do te jete ndertimi i profilit elektoral te cdo qarku, percaktimi i kritereve dhe metodikes se perzgjedhjes se "rezervuarit te kandidateve".

Bisedoi: Oli Xhilaga


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›