Rama: Universitetet, fabrike diplomash pa vlere
Nuk do te kete liberalizim pa konkurrence! Ky eshte qendrimi i mbajtur dje nga kreu i selise roze, Edi Rama, ne konferencen rajonale te Tiranes "Arsim per Shekullin e Ri". I pranishem ne kete tryeze, kryetari i PS-se nuk vonoi te evidentoje problemet qe kane perfshire pergjate ketyre viteve arsimin ne vend. Sipas tij, sistemi yne arsimor eshte ne krize. Pare ne kete kendveshtrim, si duke parashtruar arsyet se perse kemi te bejme me nje sistem te tille, Rama vuri ne dukje se "sistemi yne arsimor eshte sot ne nje krize qe lidhet me renien e aftesise mesimdhenese, per arsye qe jane analizuar dhe do te analizohen edhe me thelle. Nga ana tjeter, me rritjen sistematike te falsitetit te kryerjes se nje procesi nxenieje qe ne femijeri dhe deri ne nivelin me te larte pasuniversitar, gjithmone e me pak cilesi, gjithmone e me shume falsitet e boshlleqe". Por duke i meshuar me shume sistemit universitar, kryetari i PS-se nenvizoi faktin se "universitetet tona tanime jane kthyer ne fabrika diplomash, qe cdo vit e me shume e humbin vleren e tyre, duke shtuar numrin e te papuneve dhe te zhgenjyerve, ne radhet e gjenerates se re. Duke rritur piramidat e iluzioneve ne emer te nje liberalizimi, i cili ka ne thelbin e vet, ne qelizen e vet, nje semundje vdekjeprurese, qe eshte mungesa e merites". Ne gjykimin e tij, nje situate e tille eshte krijuar per shkak te liberalizimit te universiteteve pa pasur ne baze konkurrencen. "Nuk ka liberalizim pa konkurrence. Liberalizimi pa konkurrence eshte kolektivizim, qe nuk ka te bej fare me sistemin ku ne jetojme. Liberalizimi pa konkurrence eshte shperdorim i endrrave, ambicieve, interesave, te te gjithe atyre qe bejne pjese ne nje sistem, ku ky liberalizim funksion dhe ne rastin e konkret te te gjithe te rejave dhe te rinjve qe studiojne ne universitet tona dhe qe e perfundojne procesin e nxenies ne sistemin arsimor shqiptar", vleresoi Rama gjate fjales se tij. Por keshtu, duke paraqitur me tej nje panorame te tille, Rama shtoi se "sot, jemi ne keto kushte, kemi nje liberalizim pa konkurrence, kemi nje liberalizim, ku talenti dhe merita jane absolutisht irelevante. Kemi liberalizim, ku pas iluzionit vjen zhgjendrra e madhe e daljes ne jete, per t'u futur ne radhet kilometrike te te papuneve. Duke pare ende ne vitin 2008, si te vetmen mundesi reale per te dale nga deshperimi social, marrjen e arratise". Pikerisht mangesite dhe problemet qe jane shfaqur dhe qe vijojne te shfaqen ne sistemin arsimor do te jene dhe piketat kryesore, mbi te cilat do te bazohet programi qeverises i PS-se per arsimin.
Halit Shamata: "Iku koha kur universitetet ishin fabrike korrupsioni"
Zv.ministri i Arsimit dhe Shkences, Halit Shamata, duket se nuk ka qene aspak dakord me deklaratat qe kreu i Partise Socialiste, Edi Rama, ka bere ne lidhje me nivelin e universiteteve tona publike. "Ka kaluar koha kur diplomat shiteshin neper rruge, kur per te shkuar ne shkollen e larte duhet te gjeje miq dhe para", iu pergjigj Shamata deklarates se Rames, se universitetet tona jane kthyer ne fabrika diplomash. Keshtu, zv.ministri ka vijuar me tej se ka kaluar edhe koha e konkurseve qe degjeneruan ne krize universitetet, me teste qe shiteshin per biznes dhe ka kaluar gjithashtu koha kur universiteti ishte nje fabrike e vertete korrupsioni". Keshtu, zv.ministri ka deklaruar se vitet e meparshme, procesi i pranimeve ne universitete ka qene nje biznes i mirefillte dhe se tashme pranimet e maturanteve behen ne baze te sistemit Merite-Preference. Ai ka deklaruar se keto jane fjale te teperta dhe te paargumentuara ne asnje fakt.
L.N