E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Krimet e mjedisit jane te renda ndotesit te ndiqen penalisht

Projekti Shqipëria dixhitale përfshin së fundmi dhe shtrirjen në çdo fasht e komunë të zyrave për shpërndarjen e internetit falas. Kështu, synohet jo vetëm uljen e çmimit në treg të internetit, në respektim të parimeve mbi tregun e lirë, por dhe mundësimin e përdorimit të internetit nga të gjithë shqiptarët në të gjithë vendin. Një nismë e tillë u sot publike nga vetë kryeministri, Sali Berisha, gjatë takimit me prefektët. Në këtë mënyrë, me qëllim që ky 100 vjetor i Pavarësisë së vendit, të përkojë me një Shqipëri dixhitale, shefi i qeverisë shqiptare kërkoi nga drejtuesit e këtij institucioni që të bëjnë të ndohmojnë nismën e Postës Shqiptare për hapjen e 1200 pika falas. 

“Do të bëhemi një ndër vendet e pakta në botë që shpërndjamë internet falas. Nuk mund të jetë inerneti mollë e ndaluar për asnjë qytetar shqiptar. Nuk mund të jetë çmimi i internetit pengesë për ta përdorur atë. Duhet bërë ulje çmimi. Nisma është jetike për të realizuar shërbimet më të shkëlqyera për qytetarët shqiptare, transparencën më makismale të vëprimtarive tona”, vuri në dukje Berisha.

Njëkohësisht, Kryeministri evidentoi pikërisht dy prioritetet e qeverisë, për të cilat është bërë çdo përpjekje për të sjellë realizimin e tyre.

“Qytetarë shqiptarë do ta kuptojnë se do të krijojmë sportelin unik për të gjitha shërbimet ndaj tyre dhe ai nuk mund të jetë veçse dixhital, prandaj është jetik suksesi i njërës prej dy përpjekjeve më madhore, e premtimeve me madhore të qeverisjes, ta bëjmë realitet të plotë këtë 100 vjetor. Potencialet tona i kemi realuizar në infrastrukturën rrugore dhe dixhitale. Të dyja këto operojnë në atë faktor që është më i çmuar së çdo gjë tjetër. Është faktori kohë. Janë shqiptarët që vendosin se çdo të bëjnë me kohën e tyre, por ne u japim mundësinë makismale që në udhëtimin e komunikimin ta kenë më të shkurtër, të shpenzojnë më pak e të lëvizin sa më shpejt”, vuri në dukje Berisha.

Drejtori i Përgjithshëm i Postës Shqiptare, Arqile Gorea duke u ndalur në këtë nismë kërkoi që “për t’u bërë sa më e efektiva kjo nismë është më mirë që të shfrytëzohen ambientet e shkollave”.

Nëse ky bashkëpunim do të japë rezultate, Gore premtoi se deri në fund të vitit ngrihen 1750 pika interneti. 

Nga ana e tij, ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj u shpreh se “është tërësisht e mundur që aty ku është e nevojshme të hapet një klasë dhe të vihet në dispozicion. Njëkohësisht do të bashkëpunojmë me prefektet e qarqeve”.

Berisha: Mbetjet, problemi të trajtohet me seriozitet

Gjatë takimi me prefektët Kryeministri, Sali Berisha u ndal dhe në një tjetër çështje jo pak e prekshme nga qytetarët, siç është ajo e mbetjeve. Sipas, shefit të qeverisë mbetjet janë një problem, i cili ka impakt tek qytetarët. Për këtë arsye, ai u kërkoi drejtuesve të këtij institucioni që në bashkëpunim me drejtuesit lokale në të gjithë vendin dhe me Ministrinë e Mjedisit të përcaktojnë vendet e posaçme ku do të grumbullohen mbetjet.

“Vendi çdo vit vizitohet nga miliona turistë dhe për këtë arsye, mbetjet janë një problem, i cili duhet të trajtohet me seriozitet.  Mbetjet, praktikim ndërhyrjet emergjente

 “Zgjidhja e çështjes së plehut impakt në shëndetin e qytetarëve shqiptarë. Ose nuk kemi prodhuar lajme ose kemi prodhuar lajme të këqija. Kemi qenë të rrethuar nga një racizëm e albanofobi që ka gjeneruar shpifjet më të shumta ndaj shqiptarëve. Por sot jemi tjetër. Fatmirësisht viztojnë në vit këtë vend miliona njerëz dhe absolutisht secili prej tyre thotë që gjejnë një vend tërësiht tjetër nga ai që kemi pasur në mendje. Erdhën 100 studentë austriakë, një nga ata tha se këtu gjen një vend totalisht të ndryshëm nga ai që kishte në kokën e tij. Gjen gjera të rralla këtu tek ne, por vendin e damkosin plehrat”, vlerësoi Berisha, sa i takon një çështje të tillë.

Gjithashtu, në fjalën e tij kreu i qeverisë drejtoi apelin e qartë për të gjithë vendorët.

“Sot sasia e plehut që prodhohet në ditë është 15  herë më e madhe se c'prodhohej më parë. Sot Shqipëria është në dritën e diellit në çdo skaj të saj nga Bjeshkët e Namuna në Butrint. Duhet të praktikojmë ndërhyrjet emergjente dhe më e emergjente janë përcaktimi me përparësi i vendodhjeve ku do hidhen mbetjet. Ripozicionimi i tyre. Nuk ka pamje më të shëmtuar që mund të krijojë kryetari i bashkisë që lejon hedhjen e mbetjeve në rrugën kombëtare që të çon në qytet. Ku po shkon në qytetin e plehut”, deklaroi Berisha.

Sipas tij, krimet e mjedisit janë krime të rënda, ndaj kërkoi nga prefektët që “ndotësit të ndiqen penalisht”.

Por nga ana tjetër, ndalur në taksën e mjedisit, veç apelit ndaj qytetarëve për shlyerjen e saj, Kryeministri paralajmëroi që “për një mjedis të pastër duhet një rritje e lehtë e taksës së mjedisit”.

Ndërkohë, ministri i Mjedisit, Fatmir Mediu vlerësoi faktin se kërkohet ndërhyrje nga vendorët

“Kemi gati projektet për vendgrumbullimet e plehrave, të cilat do të jenë larg banesave. Situata e plehrave nuk mund të pranohet, ndaj kemi ngritur një grup pune, për të bërë të mundur përmirësimin e situatës”, u shpreh ministri Mediu. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›