E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Krishtlindjen e ardhshme do ta festojmë si çdo qytetar i BE, të lirë dhe pa regjime vizash

Kryeministri Berisha përshëndeti sot besimtarët e krishterë dhe uroi për më shumë mirësi dhe begati për të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë. Përmes urimeve të tij kryeministri u shpreh se festa e ardhshme e Krishtlindjes do t’i gjej shqiptarët në gëzim të plotë pasi do të jetë realizuar një tjetër ëndërr, siç është liberalizimi i vizave me BE.Kryeministri Sali Berisha i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Liri Berisha, kanë uruar Krishtlindjen nga qyteti i Shkodrës, ku vizitoi Kishën Ortodokse. Kreu i qeverië Berisha në urimin e tij tha se në Krishtlindjet e ardhshme shqiptarët të udhëtojnë pa viza në BE. “Kjo Krishtlindje gjeti Shqipërinë në NATO, urojmë që në Krishtlindjet e ardhshme shqiptarët të udhëtojnë pa viza në BE”, u shpreh ai. Kryeministri Berisha uroi që “Krishtlindjet e tjera t’i bëjmë edhe më mirë, të na gjejnë edhe me afër projekteve tona familjare, kombëtare dhe të ecim më shpejtë e më të sigurt drejt Evropës”. Kryeministri Berisha shprehet se shqiptarët i festojnë këto Krishtlindje si qytetarë të një vendi anëtar të NATO-s dhe shumë pranë lëvizjes së lirë në mbarë Evropën. Po sot, Kryeministri Sali Berisha, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij znj. Liri Berisha, vizitoi Katedralen e qytetit të Shkodrës. Duke uruar besimtarët katolikë të Shkodrës dhe mbarë Shqipërisë, Kryeministri Berisha u shpreh se “Lindja e Krishtit ka shënuar një ndryshim të madh për njeriun dhe njerëzimin. Kjo është një ditë frymëzimi për besimin te Zoti dhe tek e ardhmja. Kjo është një ditë shprese dhe mirëkuptimi për mbarë shqiptarët”. Më tej, Kryeministri Berisha theksoi se shqiptarët i festojnë këto Krishtlindje si qytetarë të një vendi anëtar të NATO-s dhe shumë pranë lëvizjes së lirë në mbarë Evropën.  “Le të urojmë së bashku që Krishtlindjet e tjera të na gjejnë më afër ëndrrave, më afër dëshirave dhe më afër projekteve tona. Këto Krishtlindje ne i festojmë pasi Shqipëria është anëtarësuar në NATO dhe flamuri i saj, më i vjetër flamur shtetëror i Evropës,  qëndron sot mes flamujve të kombeve më të zhvilluara të Evropës dhe botës. Sot, ne jemi më afër se kurrë lëvizjes së lirë të qytetarëve shqiptarë në mbarë Evropën dhe më afër progresit të ndejshëm, të thellë, për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, u shpreh Kryeministri. Në mesazhin e tij, Kryeministri Berisha uroi që “Krishtlindjet e tjera ti festojmë me një besim më të madh te Zoti, te vetja dhe te Shqipëria, si dhe të lëvizim të lirë në mbarë Evropën si qytetarë të një vendi të lirë. Gëzuar!”, ishte urimi i kreut të qeverisë shqiptare Sali Berisha. Gjithashtu, në këto vizita Kryeministri Berisha shoqërohej edhe nga Kryetarja e Kuvendit znj. Jozefina Topalli.Festa e Krishtlindjes, meshë në katedralen e ShkodrësNë Shkodër, një nga qëndrat e rëndësishme të katolicizmit shqiptar është mbajtur mesha e shenjtë e Krishtlindjeve në kishën katedrale të Shën Pjetrit. Besimtarët janë mbledhur në këtë katedrale në ceremonitë tradicionale dhe meshën e mbajtur nga arkipeshkvi metropolitan në Shkodër, Anxhelo Masafra. Kleriku i njohur i ka bërë thirrje besimtarëve për mirëkuptim, bashkëpunim, paqe dhe besim te zoti dhe te shpëtimtari Jezu Krisht. Në këtë ceremoni të shenjtë kanë krahas kryeministrit Sali Berisha dhe kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli, kanë marrë pjesë edhe drejtuesit e pushtetit lokal.Zv/kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta uron besimtarët e krishterë me rastin e Krishtlindjeve Zv/Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta, gjatë një vizite në Metropolinë e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë në Tiranë, uroi të gjithë besimtarët e krishterë dhe qytetarët shqiptarë me rastin e Krishtlindjeve. Meta u takua me Fortlumturinë e Tij Anastasin, Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, të cilit i shprehu urimet më të ngrohta për të gjithë besimtarët e krishterë. “Uroj që kjo ditë kaq e rëndësishme të sjellë sa më shumë paqe dhe dritë për të gjithë besimtarët e krishterë dhe për të gjithë qytetarët shqiptarë. Jam i bindur se viti tjetër do të jetë akoma më i mirë”, u shpreh zv/kryeministri Ilir Meta....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›