Besimtarët festojnë Krishtlindjet- Papa Benedikti i XVI përcjell urimin në gjuhën shqipe

Besimtarët e krishterë festuan që mbrëmë në mesnatë lindjen e Jezu Krishtit, shpëtimtarit të botës. Siç është bërë tashmë traditë mijëra besimtarë katolikë perkujtuan me madhështi dhe devocion, lindjen e Krishtit në çdo kishë në mbrarë vendin. Në mesnatë në katedralen e Shën Palit në kryeqytet është mbajtur mesha solemne e përvitshme, prej ku imzot Rrok Mirdita u ka bërë thirrje besimtareve që të udhëhiqen nga mirësia dhe drejtësia. Kjo ditë tha kreu i konferences ipeshkvnore Rrok Mirdita na kujton të gjithëve se sa e nevojshme ështe falja, pajtimi dhe mëshira. Me qirinj në duar dhe duke u lutur për paqe dhe qetësi, dashuri dhe gëzim besimtarët kane kryer ritet fetare, rreth mesnatës në një atmosferë festive. Edhe gjatë ditës së sotme do të ketë të tjera ceremoni festive, ndersa pritet që krerët e shtetit dhe të politikës të zhvillojnë vizita ne katedralen e Shën Palit dhe në kishën ortodokse për të përcjellë urimet e tyre për të gjithë besimtarët katolikë dhe ortodoksë. Mënyra e festimit të Krishtlindjeve sot e ka origjinën nga festat borgjeze të shekullit të kaluar në të cilat përdoreshin krahas simboleve të krishtere edhe ato pagane. 25 dhjetori, dita e shënuar e lindjes së Jezu Krishtit, e cila kremtohet në gjithë botën, në Shqipëri, mbas viteve ’90-të kur u lejua besimi fetar, krijoi traditën e saj duke u shënuar krahas festave të tjera tradicionale në kalendarin e vitit. Darka e Krishtlindjeve e cila është e bollshme, paraprihet nga një ditë agjërimi, gjatë së cilës përgatiten ushqimet që do të serviren në mbrëmjen e festës.Krishtlindjet, Papa i uron në gjuhën shqipePapa Benedikti i XVI i ka uruar besimtarëve katolikë në mbarë botën festën e Krishtlindjes. Papa ka dhënë sot në orët e para të paradites mesazhin e urimeve në 65 gjuhë të Botës, përfshi këtu edhe gjuhën shqipe. “Gëzuar për shumë vjet Krishtlindjet!”, uroi Papa nga ballkoni i Bazilikës gjithë besimtarët shqiptarë me rastin e Krishtlindjeve. Në meshën e njohur si ‘Urbi et Orbi” të zhvilluar në sheshin Shën Pjetër në Vatikan, Papa Benedikti ka lëshuar mesazhe për paqen dhe humanizmin. “është kriza morale, më shumë se ajo ekonomike që plagos sot njerëzimin”, u shpreh Papa....