E Diel, 1 Nëntor 2026

Destinacioni i të burgosurve, dilema finale e burgut të Guantanamos

Pranverën që shkoi, në një intervistë prej 60 minutash, Barack Obama kritikoi paraardhësin e tij, kur foli për të burgosurit e Guantanamos. Kjo nuk ishte ndonjë gjë e re. Ajo që linte vend për habi ishte një prej arsyetimeve që bëri presidenti. Kur Steve Kroft deklaroi se disa nga të liruarit kanë punuar për të rekrutuar të tjerët në xhihad, presidenti Obama e pranoi këtë fakt.Nuk ka asnjë dyshim se nuk është bërë ndonjë punë e efektshme në klasifikim, lidhur me personat që janë vërtet të rrezikshëm dhe duhen shmangur sa më shumë nga shoqëria. Një raport i një agjencie të mbrojtjes intelektuale e pat nxjerrë në pah këtë të vërtetë. Kthimi në “fushën e betejës” tregoi se 74 të arrestuar që janë transferuar ose liruar nga Guantanamo, janë kthyer sërish në gjirin e “xhihadit”. Raporti është 1 me 7 - d.m.th. rreth 15% e tyre.Problemi sipas Obamës, ishte se administrata e Bushit ishte shumë e butë. Zgjidhja ishte e qartë: të hetohen të burgosurit që lirohen dhe të ngadalësohet ritmi i të liruarve. Administrata e Obamës shkoi në drejtim të kundërt. Përshpejtoi procedurat e lirimit të të burgosurve dhe ato të transferimit të tyre. Një total prej 32 të burgosurish të Guantanamos janë transferuar apo liruar qëkur administrata e Obamës nisi punën para një viti e ca. Midis tyre ka njerëz të ndryshëm që janë stërvitur në kampin famëkeq të Al Kaedës “al Farouq”. Njëri që quhet Benjamin Muhamed kishte marrë pjesë në sulmet e Al Kaedës në Amerikë më 2002. Një tjetër, i quajtur Ahmed Zuhar ishte i dënuar në mungesë se kishte marrë pjesë në sulmet terroriste në Bosnjë në fund të viteve 1990 dhe kishte marrë pjesë edhe në vrasjen e Uilliam Jefferson, një amerikan që punonte për Kombet e Bashkuara.  Shumë të tjerë që janë liruar, kanë pranuar se janë trajnuar në një kamp në Tora Bora nën drejtimin e Abdul Haq, një anëtar ky i këshillit të Al Kaedës. Departamenti i thesarit amerikan e ka cilësuar me të drejtë terrorist.Janë edhe dhjetëra të tjerë. Më 3 dhjetor, sekretari i mbrojtjes Robert Gates deklaroi se gjysma e të dënuarve që vuajnë dënimin në Gitmo, do të transferohen ose do të lirohen. Pjesa më e madhe njihen si xhihadistë. Shumica dërrmuese është konsideruar mjaft e rrezikshme për t’u liruar nga burgu edhe prej administratës së Bushit.Departamenti i Mbrojtjes ka nxjerrë më së fundi një version të Kthimit në Fushën e Betejës. Sipas 4 burimeve të ndryshme, norma e përsëritjes është në rritje. Një burim thotë se ka patur një “kulm” në numrin e të dënuarve të mëparshëm të përfshirë në xhihad, që dihet se është kundër Amerikës dhe aleatëve të saj. Një tjetër burim e quajti këtë rritje “domethënëse” dhe “thellësisht shqetësuese”. Republikanët në Kongres kërkuan që këto burime dhe të dhënat të publikoheshin. Më 18 dhjetor, senatori Kit Bond i Missurit, i dërgoi një letër drejtorit të inteligjencës kombëtare Dennis Blair, ku kërkonte shpërndarjen e raportit.Teksa administrata ecën përpara me planet për të liruar apo transferuar të burgosurit në 3 vende, është e rëndësishme për popullin amerikan të kuptojë njëherë e mirë se rreziqet nga këta të burgosur kërcënojnë rëndë sigurinë kombëtare. Për më tepër, administrata ka vendosur të importojë të burgosurit terroristë në Amerikë - përfshirë organizatorin e 11 shtatorit Khalid Sheikh Mohammed dhe të burgosurit e burgut Tomson - fati i tyre do të përcaktohet nga drejtësia amerikane. Amerikanët duhet të ndërgjegjësohen për kërcënimin e mundshëm nga këta terroristë, nëse gjykata do të lirojë ndonjërin prej tyre. Peter Hoekstra nga Miçigani, që renditet si një nga republikanët e komitetit të inteligjencës kombëtare, gjithashtu është shprehur se “përsëritja e këtij problemi duhet të nxisë vetëdijen e popullit amerikan”. Kjo ka ndodhur në të shkuarën. Administrata e Bushit arriti të nxirrte publikisht studimin lidhur me këta të burgosur në qershor të vitit 2008. Presidenti Obama ka premtuar të drejtojë “administratën më transparente në historinë botërore”. Por, kur vjen puna te studimi për të cilin folëm më lart, nuk u veprua si paraardhësi i tij, Bushi. Qeveria duhet të klasifikojë detaje të hollësishme që të shërbejnë si burime për median. Në shkurt p.sh. Mbretëria Saudite botoi një listë prej 85 personash të kërkuar nga policia. Të paktën 11 prej tyre ishin mbajtur nën arrest në Guantanamo. Said al Shihri ka vuajtur dënimin në Guantanamo. Tani ai është drejtues i Al Kaedës në Peninsula, një prej më të fuqishmëve në botë. Ibrahim Rubaish ka vuajtur dënimin në Guantanamo, gjithashtu. Tashmë ai është kreu ideologjik i Al Kaedës në Peninsula dhe është përgjegjës për përligjjet teologjike të terrorit të Al Kaedës. çdo muaj ne mësojmë për mjaft të arrestuar nga Guantanamo që i janë kthyer xhihadit. Në qershor të vitit 2008, u raportua se 37 ish-të burgosur ishin “konfirmuar ose të dyshuar” se i janë kthyer terrorizmit. Në 13 janar 2009 zëdhënësi i Pentagonit Goeff Morrell u shpreh se numri ka arritur në 61. Në maj të po këtij viti, u tha se numri ishte rritur deri në 74 persona. Pentagoni po identifikon një mesatare prej më shumë se 3 të burgosur të Guantanamos, të cilët mendohet se i janë kthyer terrorizmit çdo muaj. Nëse ish të burgosurit i kthehen luftës, në një kohë kur planet e administratës janë për të liruar shumë prej të burgosurve, a nuk duhet të njoftohet vallë për këtë edhe opinioni publik amerikan?Përktheu: Rudina Dahri...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›