E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkup, PDR mban sot kongresin e pare

SHKUP- Në Maqedoni partia Demokracia e Re, parti opozitare që e quan veten të qendrës së djathtë, zhvillon sot kongresin e saj të parë.Pjesëtarë të kësaj partie u shkëputën nga Partia Demokratike Shqiptare (PDSH), gjithashtu në opozitë.Drejtuesi i saj, Imer Selmani, pritet që të verifikohet si kryetar i saj. Kandidatura e tij për president, kur mori një numër votash të konsiderueshëm edhe nga elektorati maqedonas, hapi pyetjet nëse në Maqedoni është i mundur votimi ndëretnik.Selmani thotë per BBC se partia e tij përpiqet që të sjellë një vlerë të re në skenën politike ku veç të drejtave kolektive të kthejë fokusin edhe tek të drejtat individuale.(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›