E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mitra çelet e aktivizohet kur padroni është në hall

Në panteonin e zotave të hinduistëve dhe të religjionit persian, “Mitra” zë një vend të rëndësishëm. Sidomos kur ajo është perëndia mbrojtëse e “miqësisë” dhe e “kontratave”. Ai që s’e beson, ka në dorë operacionin “kontrollo - beso” në enciklopedinë britanike. Në këto kohë, kur po flitet tejmase për kontratat në mes të Tiranës, nuk kishte si të mungonte Mitra, njeriu i kontratave të përfundura. Mitra është çelur si buqetë lulesh për lindjen e një proteksionisti kontratash të fëlliqura dhe gël-bazes që lidhin Edi Ramën me shitjet e hapësirave publike. Kontrata e shitjes së hapësirës publike në ish-parkun Rinia shoqërisë “Tajvan” me një shifër qerasjeje, pra me çmimin prej 12 mijë lekësh, që është me të vërtetë një anomali ligjore dhe e tregut, por është edhe në një anomali për vetë sistemin e ryshfetit të cilin vetëm Mitra mund ta përmendë. Këtu nuk ka insinuata as trillime se Edi Rama ishte kundër, se po të ishte kundër nuk e propozonte fare si kryebashkiak, as gël-baze nuk e votonte  “pro”. Pra Edi Rama kishte aq tagër të ndalonte këtë përvetësim publik, madje të gjithë e dinin se ishte një shkelje flagrante e rregullave. Dhe vetë ata që kanë votuar në liri kanë deklaruar se votuan pa urdhër. Bile këtë s’e kanë mohur as ata që kanë qenë të implikuar në operacionin “Tema connection”. Pra në shit-blerjen e dyfishtë brenda vitit, një herë mbi kosto e një herë nën kosto (duhet hetim për pastrim parash, ka denoncuar media) nga pronari i shoqërisë “Tajvan” të gazetës TemA, dhe të drejtorit të saj. Ka dokumente të shumta që e vërtetojnë anomalinë e kësaj batërdie me këtë hapësirë publike. Vesi i shkeljes së ligjit nga bashkia e Tiranës ka marrë tatëpjetën e klasifikimeve korruptive me instalimin këmbëkryq të Edvin Kristaq Ramës, si Kryetar. Natyrisht sejmenët që ka përdorur për të gllabëruar troje publike nuk kanë qenë vetëm majtas, ose kanë qenë të pilotuar edhe djathtas. Ndër ta ka njerëz që janë shquajtur si shumëpërdorimsha, derisa u është bërë mitra gjak. Në këtë areal shpifjesh ku janë përfshirë të pilotuarit e Edi Ramës, përgojimi i të ndjerit Gramoz Pashko në këtë histori është një gjë e dënueshme moralisht, sepse ai nuk është në këtë botë për përgënjështruar fjalët e liga të kësaj industrie shpifëse. Përdorimi i bonuseve të njohurive politike nuk të lejon të zbrazësh të gjithë fodullëkun për të sheshuar akuzat që u janë bërë votuesve të datës 17 shkurt të 2007, në këshillin bashkiak të Tiranës.Ndërkohë, mitra e çelur prodhon mediatikisht vetëm gjak të kuq sade dhe pisllëk tepelene, në çka mbron dhe bashkë-trillon. Sikurse kuptohet, emisioni Faktori Minus, kinse investigativ, është një emision selektiv, manipulativ dhe sakatosës, është qyta e pushkës së pronarit të Vizion Plus, alias mecenatit kryesor të sulmeve kundër qeverisë “Berisha”. Por vetë mitra na shndërrohet në personazh kryesor të mitëmarrjes, i cili udhëhiqet drejtpërdrejt nga hambarët e Bashkisë së Tiranës, për rastin e shitjes së 1.310 metrave katrorë në mes të parkut “Rinia”. E turpshme, tragjike, e dhimbshme, që vendi është pre e mashtrimeve dhe mitrave të gjakosura. Dhe këto turpe foljore, mitraxhiu i kumton për të dalë i pastër, por zdralen trupore e mendore, nuk mund ta heqë, një i ashtuquajtur gël-baze, që na paska qenë edhe anëtar i Këshillit Bashkiak, që mund të ketë të drejtë të miratojë aktin e shitjes, por jo të luajë me çmimin e shitjes, që medemek na e paska përcaktuar hipoteka. “Po a je në Mitro?” - pyesin qytetarët e Tiranës, të privuar nga hapësirat e gjelbra, për shkak të pazareve të mafies së ndërtimit. Apelativi do të ishte: O Mitra, thjesht mos u tall me qytetarët e Tiranës, se cili banor i këtij vendi fatkeq, nuk e di se sa nuk mund të jetë çmimi për një metër katror tokë në zemër të Tiranës dhe këtë nuk e ditkan këshilltarët, ekspertët apo administrata. Diferenca dhe distanca nga 90 dollarë në 2 mijë euro është shumë e madhe për t’u mbushur me llogjen e ndonjë faktori. S’ka faktor që të mbushë mendjen se këtu është bërë një pazar i pastër i kryebashkiakut, që kinse paska kundërshtuar edhe vetë propozimin e vet. Standardet e dyfishta që janë bërë nga Mitrat e gjakosura dhe mitra-shokët për të favorizuar shoqërinë “Tajvan”, mund të krahasohen me truallin e ish-hotel Dajtit.çështja që shtrohet ka të bëje me çmimin e truallit që rrethon ish-hotel "Dajtin", i cili në vitin 2004 u fut në proces shitje, pavarësisht se shitja nuk u krye dhe ne vlerësimin e bashkisë së Tiranes, çmimi me të cilin duhej të shitej trualli përballë hotel "Dajtit" është 1500 euro për m2. Pra kemi këto fakte, në tetor të vitit 2004 bashkia e Tiranës, truallin përballë hotel "Dajtit" e vlerëson me 1500 euro për m2, kurse në maj 2005 katër muaj më vonë çmimin matanë rrugës, në lulishten e "Tajvanit" e vlerëson me 97 euro për m2". Një vit më vonë kur të gjitha çmimet e tokave rritej me 67 për qind në mes të Tiranës, një truall me 1310 metra katrorë shiten nën çmimin e 97 dollarëve. A mund të na kjartësojnë anëtarët e këshillit bashkiak, këtë temë të nxehtë? Së shpejti do të bohet lista e plotë e atyre që votuar “pro” dhe “kundër” kësaj shitjeje antiligjore, dhe aty do të gjeniemra që s’kanë moral për të folur as për të shkruajtur qoftë edhe një rresht për këtë grabitje....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›