E Diel, 1 Nëntor 2026

Partia e Edvinit, në sulm për të përdhosur atmosferën e festave – pas Pemës së Elbasanit, sot u shëmtua edhe Pema e Krishtlindjeve në lagjen Kombinat

Situata po bëhet aq e shëmtuar, sa banorët e irrituar s’u thonë dot të dërguarve të Edvinit as faljen biblike “Fali Zot se s’dinë çka bajnë!” S’ndalen aktet përdhosëse të edvinistëve edhe në ditë feste. Në ditën kur kremtohet lindja e Krishtit dhe ardhja e shpresës në botë, socialistët e Edi Ramës s’e kanë pasur për gjë ta përdhosin festën, duke e përzier atë me protesta. Kështu në lagjen periferike “Kombinat” të Tiranës, Saimir Tahiri ka qenë në krye të llurbës politike që ka punuar për zhdekorimin e një peme të Krishtlindjeve. Ashtu si një ditë më parë, kryebashkiaku i Elbasanit e internoi pemën e Krishtlindjeve, jashtë qytetit, pasi ajo prishte punë për atmosferën e krizës, që Edi Rama do të imponojë me çdo kusht në të gjithë vendin, sot në Kombinat, Pema e Krishtlindjeve eshte (zh)dekoruar me bidona uji bosh, siç thotë Saikeq Tahiri, “ne simbol te mungeses se ujit dhe dritave”. Gazeta “55” paralajmëroi sot për përshkallëzimin e kësaj linje politike përdhosëse për festat, por duket se vendimet e edvinistëve tashmë nuk do të merren natën e fshehurazi, por hapur e në dritë të diellit, krejt si ata të pacipët, të cilët ndihen krenarë kur i njohin vetvetes autorësinë e sherrit... Por sot është një e kremte e shënuar, që gjithsesi na e bën shumë të vështirë, t’u shqiptojmë Edvinit, Saikeqit, Ditziut e të tjerëve, faljen biblike “Fali Zot, se s’dinë çka bajnë!”....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›