Atentati me tritol, merret në mbrojtje zv/drejtori Muca
TIRANE-Pas atentatit me tritol në banesë merret në mbrojtje zv/drejtori i policisë së Tiranës, Dorian Muca dhe familja e tij.
Forcat e njësisë operacionale kanë marrë në mbrojtje familjen e Mucës ndërsa të gjitha lëvizjet e zv/drejtorit të policisë së Tiranës bëhen nën vëzhgimin dhe mbrojtjen e dy efektivëve të njësisë operacionale, ndërsa ruhet edhe banesa e tij.
Ndërkaq janë shoqëruar në polici gjatë ditës së sotme disa persona te tjere, duke e cuar në rreth 20 numrin e të shoqëruarve. Policia i ka kaluar tashmë materialet hetimore prokurorisë për veprën penale të vrasjes në rrethana cilësuese e mbetur në tentative.
(d.b/News24/BalkanWeb)