E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dixhitalizimi i sistemit gjyqësor, Halimi: Forcon transparencën

TIRANE- “Dixhitalizimi i sistemit gjyqësor do të forcojë transparencën duke sjelle uljen e korrupsionit dhe forcimin e besimit të publikut”.

Kështu u shpreh ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, gjatë vizitës që zhvilloi sot në Gjykatën e Apelit, Tiranë dhe Zyrën e Administrimit të Buxhetit Gjyqësor. Halimi theksoi se “Transparenca e sistemit gjyqësor është jashtëzakonisht e rëndësishme”.

Ministri i Drejtësisë propozoi që kryetarët e Gjykatave të shpallin një ditë të hapur për publikun në hedhjen e shortit, me qëllim që qytetarët të shohin vetë se si zhvillohet ky proces në Gjykata.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›