E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Kryengritja paqësore do shpëtojë Shqipërinë nga pushtimi i egër i brendshëm

TIRANË, 11 nëntor /ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi sot një takim me kryetarët e degëve të PD-së, ku bëri një analizë për humbjen e zgjedhjeve parlamentare më 11 maj.

Gjatë fjalës së tij Berisha tha se zgjedhjet e 11 majit ishin farsë elektorale, ndërsa paralajmëroi protestë kombëtare.

“Përveç protestës, kryengritjes paqësore, asnjë mjet tjetër nuk do mund të shpëtojë Shqipërinë nga ky pushtim i egër i brendshëm”.

“Pra për çdo shqiptar që i thotë vetes shqiptarë, që e do këtë vend, një thirrje duhet të zgjojë ndërgjegjen e tij: Të bëjmë që kanë bërë kombet e shtypura kundër diktaturave në të gjitha kohërat, të ngrihemi dhe ka vetëm një rrugë, qëndresa jonë, protesta jonë, asnjë rrugë tjetër”, tha Berisha.

Berisha tha se PD ka armë të vetme takimin me qytetarin, ndërsa u bëri thirrje atyre që të sjellin vlera të reja në PD.

“Ne kemi armë të vetme, analizën tonë po e po, por takimin me qytetarin. Mos mendoni ju se është e lehtë të konceptohet diktatura autoritare, jo. Gjenerata që ka përjetuar diktaturën moniste thotë jo, nuk është diktaturë. Ka të drejtë se aty nuk kishte parti. Por aty dhe këtu një njeri i kishte të gjitha pushtetet. Por aty nuk pranohej opozita, këtu shtypet opozita.

Do të dilni me propozimet, sugjerimet, atë çka mendoni, por treguesi më cilësor i suksesit të saj është, sa do jemi ne të aftë të afrojmë vlera të reja. Prandaj çfarë ju them; secili prej jush të mendojë, cilin njoh, ku është. Të bisedoj me të. Ka plot njerëz që sado që në pamje të parë është e vështirë ti afrojë dhe të shtojmë sa më shumë vlera në këtë parti”, tha Berisha.

/m.q/r.e/a.f/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›