Berisha: Kthimi majtas, kthim prapa

Kryeministri Berisha deklaroi se Shqiperia do te beje hapa prapa, nese pas zgjedhjeve te qershorit pushteti do t'i kalonte forcave te majta ne vend. Gjate inaugurimit te fillimit te punimeve te rruges me kater korsi Plepa-Rrogozhine, kreu i ekzekutivit deklaroi se kthimi prapa i vendit nuk mund te pranohej nga asnje shtrese e shoqerise shqiptare. "Kthimi majtas eshte kthim prapa", theksoi kryeministri, duke permendur disa nga investimet qe kishte bere qeveria e drejtuar nga ai, ne keto kater vjet qeverisje per nxenesit, mesuesit, mjeket, dhe infrastrukturen rrugore. Sipas Berishes, do te jene zgjedhjet e ardhshme parlamentare ato qe do te tregojne se shqiptaret s'shkojne pas kryetarit te PS, Rama. Kryeministri deklaroi se kryetari aktual i PS-se, duhet te numeroje ditet e mbetura, pasi ai nuk eshte i afte te kaloje as buxhetin e bashkise se Tiranes. "Perballe eshte kryetari i PS, qe i kane mbetur edhe 132 dite per t`u bere kryetari i Partise se Bashkise. Por edhe aty do ta kete te veshtire, sepse buxhetin s`po e kalon dot, sepse sic po ia quajne mediat, ka hartuar koco-buxhet. Mirepo qytetaret duan buxhet per qytetaret dhe jo per kryetarin e bashkise", tha Berisha. Ai u shpreh i bindur se ne qershor, qeveria e drejtuar prej tij do te arrinte te merrte edhe nje tjeter mandat qeverises. Kreu i qeverise deklaroi se kjo shprese behej edhe me e madhe nga zhvillimet e rendesishme, qe kane ndodhur ne kuader te integrimit te vendit. Nje prioritet madhor tjeter i kesaj qeverie gjate mandatit te dyte, sipas Kryeministrit do te jete perqendrimi ne rritjen e rrogave dhe pensioneve. "Per sa kohe qe shqiptaret do te votojne kete qeveri, nuk do te kete qellim me te madh se sa rritja e rrogave dhe pensioneve te shqiptareve", premtoi Berisha. Per te cilin, ne nje perballje te eger me korrupsionin, kjo qeveri do te mobilizoje gjate kater viteve te ardhshme, fonde shume here me te medha per rritjen e rrogave e pensioneve. Berisha tha se, qeveria qe ai drejton ka mbeshtetjen maksimale te vendeve evropiane dhe SHBA-se, e treguar nepermjet ratifikimeve te Protokollit te Anetaresimit te Shqiperise ne NATO dhe ratifikimit te MSA-se. Sipas kryeministrit, qeveria qe ai drejton ne kater vitet e ardhshme do te akordoje fonde shume here me te medha per te gjithe sektoret e rendesishem ne vend. "Dua t`ju garantoj se kjo qeveri ne nje perballje te eger me korrupsionin do te mobilizoje gjate kater viteve te ardhshme fonde shume here me te medha, per rruget tuaja, per ujesjellesit, per kanalizimet, per qendrat shendetesore dhe spitalet, per shkollat, per tregjet", deklaroi Berisha, teksa shprehu besimin ne fitore.