E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Rama po blen njerez nga LSI

Kreu i Levizjes Socialiste per Integrim Ilir Meta, ka atakuar liderin e selise roze, me argumentin se njerez te blere dhe te kapur nga korrupsioni i Rames po perdoren me qellim shtimin e radheve te koalicionit te bashkise. Kete deklarate Meta e beri gjate mbledhjes se Komitetit Drejtues Kombetar te LSI-se, ku ju referua largimit te pak diteve me pare te Esmeralda Urucit, ish-kryetares se deges se Shkodres, nga kjo parti.

"Sekseret e Rames synojne te blejne njerez per te shtuar radhet e koalicionit bashkiak. Ne nuk ndalojme askend te ike, por ju themi se ne nuk japim as leje dhe as tendera. Jemi opozite e paster dhe nuk do ta perdorim pushtetin si Rama dhe Berisha", ka qene deklarata e djeshme e kreut te Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta. Duke shfrytezuar mbledhjen e Keshillit Drejtues Kombetar te LSI-se, Meta u shpreh i sigurt se forca qe ai drejton nuk demtohet nga largimet e ketyre zyrtareve, drejt forcave te tjera politike. Duke akuzuar PS se ka nisur te beje ofertat e para ne para ne prag te zgjedhjeve Meta iu referua largimit te kryetares se LSI ne Shkoder Esmeralda Urucit.

"Rritja e besimit qe kane njerezit ndaj LSI-se detyron sekseret e kryetarit te Partise Socialiste qe kedo perfaqesues te LSI qe u del perpara t'u premtoje leje ndertimi dhe para 'kesh' ne dore per te shtuar radhet e asaj qe tashme quhet koalicioni i bashkise dhe lejeve te ndertimit, sikurse eshte edhe rasti i zonjes Uruci, e cila pa pike turpi del ne televizion dhe thote se me Ilir Meten ndan pikepamje te ndryshme", tha Meta gjate fjales se tij ne mbledhjen e komitetit drejtues kombetar. Ajo, sipas tij, "ka qene per 3 vjet ketu, si te gjithe drejtuesit e tjere, dhe nuk besoj se keni degjuar ndonje pikepamje te ndryshme te saj, jo vetem me Ilir Meten, por me secilin prej jush. Ne nuk pranojme askend qe pranon te shitet per 3 aspra dhe aq me teper nuk pranojme askend qe ve kushte ne LSI". Meta ka nenvizuar se LSI eshte nje force politike, e cila ne themel te saj ka solidaritetin me cdo shqiptar. Filozofia e tij eshte ajo e solidaritetit dhe kohezionit dhe jo ajo e perjashtimit. "Ne jemi opozitare krejtesisht te paster dhe padyshim jemi krejtesisht te vendosur qe edhe pushtetin qe do te fitojme ne zgjedhjet e 28 Qershorit te mos e perdorim si nje mall per tregti ashtu sikurse e perdorin dy liderat e dy forcave te vjetra, pushtetin aktual qe kane", ka deklaruar Meta. Duke nenvizuar se jane te majte dhe progresiste, por ne radhe te pare shqiptare qe mbrojne interesat kombetare. "Ndaj une ju ftoj te gjithe juve, anetaret, simpatizantet dhe gjithe opozitaret qe ne 15 Mars pikerisht ne nje -vjetorin e dites se tragjedise te Gerdecit te bashkohemi me moton "Berisha IK". Besoj se ky manifestim qe do te zhvillohet ne Tirane, dhe ne te gjithe Shqiperine, do te jete preludi i largimi dhe i daljes ne pension njehere dhe pergjithmone te Sali Berishes, jo vetem nga qeverisja e vendit, por shpresoj edhe nga politika shqiptare", beri thirrje Meta. A.G


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›