E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Kushtet e Ramës janë bllokim i integrimit

28-09-2011 / Gazeta 55

Kryeministri Sali Berisha, në daljen e posaçme për ABC news denoncon 10 parakushtet e prezantuara nga Edi Rama si një strategji për të bllokuar integrimin e vendit në BE, ashtu siç kishte bërë këto dy vjet me reformat që sollën heqjen e vizave. S’ka pazare me përfaqësimin parlamentar, ka deklaruar Berisha, duke kujtuar se dialogu ndodhte në parlament e se ishte rasti të nisej me reformën zgjedhore.
Deklarata/ “Edi Ramës i djeg shumë një kabëll i Wikileaks-it, prandaj kërkon që çështja të jetë nën patronazhin e Ina Ramës”

Kryeministri Sali Berisha, ka rikonfirmuar dje gatishmërinë për reformën zgjedhore, ndërsa i ka quajtur 10 kushtet e Edi Ramës, si kishte që kërkojnë vetëm bllokimin e procesit ët integrimit të Shqipërisë në BE.
“Edi Rama ju ka faktuar Shqiptarëve se është i gatshëm të bëjë gjithçka për bllokimin e procesit të integrimit. Qeveria ka bërë të kundërtën. Por Edi Rama, nuk mund ta pengojë këtë proces, vetëm se mund ta zgjasë atë për kilometra e kilometra me radhë”, u shpreh kryeministri Sali Berisha.
Në një intervistë për gazetaren Sonila Meço në TV “ABC News”, kryeministri Sali Berisha, u ndal në 10 kushtet më të fundit të Edi Ramës, duke ofruar gatishmërinë për ndryshimin e rregullores së parlamentit dhe sjelljen e saj në nivelin e rregullores së Parlamentit Europian.
Berisha e quajti kushtin e Edi Ramës, për të hetuar kabllogramet e Wikileaks, si përpjekje të tij për të shmangur publikimin e një kabllogrami ‘shumë të errët” për PS-në dhe Edi Ramën vetë.
Për sa i përket emërimeve nga parlamenti të disa drejtues institucionesh kushtetuese, kryeministri kujtoi se Kushtetuta, si “marrëveshja më e mirë konsensnuale”, përcakton saktë se si bëhet kjo gjë.
Kryeministri Berisha komentoi edhe zërat për ndryshime të mundshme kushtetuese, duke i qëndruar idesë se ndryshimet më të fundit kosnensuale, mundësuan kapërcimin e një ngërç sikurse ishte zgjedhja e presidentit.

Bllokimi i integrimit nga opozita
“Opozita bllokoi votimin e ligjeve me 3/5 për dy vjet rresht. Edi Rama përdori pushtetin tij, jo për të votuar, por për të bllokuar integrimin”, u shpreh kryeministri Berisha dje, duke shtuar se, në historinë e botës është absolutisht unike, që një forcë politike bën fushatë në mbarë vendin, për mos heqjen e vizave, apo të lobojë fuqishëm, deri në Bruksel, për mos heqjen e vizave.
Duke risjellë në vëmendje fushatën e PS-së, “hap kutitë, të çlirosh vizat”, kryeministri shtoi se të njëjtën gjë po bënë edhe tani Edi Rama, me 12 kërkesat e BE-ë, 6 prej të cilave kërkojnë votim me 3/5, por që opozita nuk pranon ti votojë.
“Ky nuk është aksion politik i opozitës, por është zgjedhje e saj për të bllokuar integrimin”, u shpreh kryeministri Sali Berisha.
Në funksion të këtij bllokimi, Berisha përfshiu edhe 10 pikat e “paktit” më të fundit të pretenduar se është ofruar për konsensus nga Edi rama.
“Propozimet e Edi Ramës, janë një sërë kushtesh, për të penguar integrimin e Shqipërisë. Kjo sjellje është pazari i opozitës i tipi ‘më jep guvernatorin e Bankës, të votojë ligjet me 3/5’, sikurse janë pazar, edhe letra e Edi Ramës, apo hetimi i kabllogrameve të Wikileaksit. Ky nuk është konsensus”, u shpreh Berisha.
“Bllokimi nuk është politikë, që e sjell atë më shpejt në pushtet. Nga eksperienca ime, politika bëhet në parlament, Kështu u kthyem ne në pushtet, nëpërmjet parlamentit. Zgjedhja është e tij. Topi ka qenë gjithnjë në fushën e tij, Ai ka të vështirë ët shënojë golin”, u shpreh Berisha.

Hetimi i kabllogrameve të Wikileaks
Në intervistën e tij kryeministri ka ironizuar me faktin që Edi Rama e quan “pakt kombëtar” një letër drejtuar numrit nj të akuzës shqiptare. Jo vetëm kaq, por, kryeministri Berisha e ka quajtur dje, pasion të çmendur, ti shkruash Prokurores së Përgjithshme, apo sipas tij, edhe c amë keq, tia kërkosh edhe mazhorancës, apo parlamentit. ti shkruajë Prokurores së Përgjithshme.
“Duhet të kesh një pasion të çmendur për letrat, që ti kërkosh Prokurores së Përgjithshme, apo trupës së drejtësisë në Shqipëri, të hetojë. Është absurde, të paraqesësh si ‘pakt kombëtar’, një letër drejtuar Prokurores së Përgjithshme. Nuk ke të drejtë ti kërkosh edhe tjetrit ti shkruaj letër asaj. Kjo është jashtë çdo koncepti”, u shpreh Berisha.
“Prokuroria nuk është shtojcë e PS-së. Edi Rama mund të kërkojë reformimin e atij institucioni, por jo ti dërgojë letër, apo të an kërkojë edhe nga të tjerët ti dërgojmë letër”, shtoi më tej kryeministri.
Duke ju rikthyer kërkesë së Edi Ramës për hetimin  kabllogrameve të Wikileaks, Berisha, riëpërmendi se ky është rast unikal, ndërsa e quajti këtë kërkesë të kryesocialistit, si një përpjekje për të fshehur një kabllogram “të tmerrshëm” për Edi Ramën dhe PS-në.
“Të kërkosh hetimin e Wikileaks, do të thotë të bëhesh i vetmi në botë, që kërkon një gjë të tillë. Wikileaks kërkohet të hetohet sepse ka një kabull të tmerrshëm për PS-së. Edi Rama ka frikë se mos ai publikohet. Edi Rama i përmbahet parimit, që ‘për ët fshehur diçka, lëre në një vend të dukshëm’. Edi Rama është i vetmi që e bëri pjesë të ‘paktit kombëtar’ edhe Wikileaks. Për Wikileaks ai të krijojë një komision në partinë e vetë dhe të merret edhe me atë kabull për ët cilin “i djeg’”, u shpreh më tej Berisha.

Reforma zgjedhore, absolutisht dakord
Kryeministri Sali Berisha është shprehur absolutisht dakord dje, për reformën zgjedhore. Sipas tij, data 8 maj, ka shënuar një risi, sepse mundësoi testimin e Kodit Zgjedhor, edhe në zgjedhjet lokale. “Tani nuk na mbetet gjë tjetër veçse të ulemi me PS-së, dhe të riparojmë adresimet edhe të ndërkombëtarëve. Që nesër jemi të gatshëm të ulemi që nesër, me prezencën edhe të OSBE-së. Unë jam i gatshëm ta mbyll në janar 2012 reformën zgjedhore, ndërsa Edi Rama thotë në mars”, rikonfirmoi gatishmërinë e tij, Kryeministri Sali Berisha.

Ndryshimi i rregullores së Kuvendit
Për kryemisnistrin Sali Berisha, ndryshimi i rregullores së Kuvendit, nuk është diçka e pamundur. Sipas tij, “para se të rikthemi te rregullorja e vitit 2005, duhet të shkojmë te rregullat e lojës në Parlamentin Europian. Jemi të gatshëm të ndryshojmë çdo rregullore, që bie ndesh me tempullin europian, Parlamentin Europian”, u shpreh Berisha.
Duke u ndalur te pjesë të veçanta të kësaj rregullore, Berisha solli në vëmendje si shembull, votimin e fshehtë. Për atë, votimi i fshehtë është përgjegjësi e deputetit para zgjedhësve.
Duke saktësuar se rregullorja aktuale nuk e përjashton votimin e fshehtë, ai solli në vëmendje dallimin me votimin e hapur, për dekrete e presidentit, si një detyrim i Parlamentit edhe përballë vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Duke marrë si shembull ekzistencën e votimit të fshehtë, Berisha kujtoi se një gjë e tillë ndodh edhe në parlamentin tonë, sikurse bie fjala, për votimin e Autoritetit të Konkurrencës. “E garantoj se si të jetë rregullorja e PE-së, do të jetë edhe rregullorja  parlamentit tonë”, e mbylli argumentin për këtë pikë, kryeministri Sali Berisha.

Votimi për krerët e institucioneve
“Marrëveshja më konsensuale mazhorancë-opozitë, është Kushtetuta. Ultimatumet e Edi Ramës janë në kundërshtim me rregullat më elementare të demokracisë, kur një minorancë i imponohet mazhroancë. Kjo tregon se ajo opozitë është tirani. Çfarë mund të thuash, kur i kërkohet mazhorancës të hapë një treg për drejtues institucionesh, kur këtë të drejtë ia jep Kushtetuta”, ishte argumenti i kryeministri Sali Berisha, përballë pikave të tjera të Edi Ramës, për emërimin e disa drejtuesve institucionesh kushtetuese, nga ana e Parlamentit.
Duke u ndalur te respektimi i Kushtetutës, kryeministri ju rikthye edhe pretendimit të disa zërave opozitarë, për ndryshime në Kushtetutë.
Sipas tij, Kushtetuta aktuale, është më e mira. “Le të dalë ndonjëri për të vënë në dyshim apo diskutim me argumente, ndonjë nen të vetëm të Kushtetutës”, u shpreh Berisha.
Duke ju rikthyer ndryshimeve kosnensuale të Kushtetutës në vitin 2008, Berisha sqaroi se, “me ato ndryshime kushtetuese, ne i hoqëm vendit krizën e zgjedhjes së presidentit. A është normale, që të shkosh në zgjedhje dhe pas tre herë zgjedhjesh të përsëritura të zgjedhjesh presidentin me 50+1? A është e drejtë kjo? Këtë bëmë ne, shmangëm këtë krizë”, sqaroi Berisha.

Kufizimi i imunitetit dhe antikorrupsioni
Imuniteti dhe lufta kundër korrupsionit, ishin pika të tjera që kryeministri ju rikthye sërish edh enë intervistën e djeshme.
Pa mohuar gatishmërinë për heqjen e imunitetit, Berisha kujtoi se për një gjë të tillë, opozita refuzon të bëhet pjesë e zgjidhjes, sipas edhe rekomandimeve të ndërkombëtarëve. “Komisioni i Venecias ka një ekspertizë me ligj, për heqjen e imuniteteve, i cili thotë se ky ligj është kushtetues, por me kusht që të votohet me 3/5 nga Kuvendi. Por Edi Rama, nuk pranon ta votojë”, u shpreh dje Berisha.
Sipas tij, heqja e imunitetit do ti hapet rrugë edhe luftës sa me efikase kund korrupsionit.
Sipas Berishës, në këtë pikë ka pasur rezultate të evidentuara edhe nga raportet ndërkombëtare, sipas të cilave, “Shqipëria apo i afrohet vendeve europiane, për sa i përket bazës ligjore për luftën kundër korrupsionit”.
Duke u ndalur në analizën e rezultateve konkrete në luftën antikorrupsion, kryeministri përmendi faktin se, “në një vit, janë evidentuar dhe arrestuar rreth 120 zyrtarë, të niveleve të ndryshme të administratës shtetërore, por se, Qeveria nuk mund të bëjë prokurorin”.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›