E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Kushtet shtesë për vizat, gati në kohë

Miratimi i rezolutes nga ana e Komisionit te Jashtem te Parlamentit Europian pro liberalizimit te vizave per Shqiperine ishte teme kryesore e fjales se kryeministrit Sali Berisha ne mbledhjen e përjavshme te këshillit te ministrave. Berisha e cilësoi votimin thuajse unanim te komimisionit si një vlerësim te përpjekjeve te qeverise shqiptare per te përfituar nga lëvizja e lire dhe tha se i njëjti angazhim do te mbahet edhe ndaj 3 kerkesave shtese te komisionit per liberalizim e vizave.

"Dita e sotme shenon nje arritje madhore ne procesin e heqjes perfundimtare te vizave, proces ne te cilin sipas Traktatit te Lisbones, Parlamenti Europian ka nje ze percaktues, se qeveria po punon me intensitet dhe seriozitetin me te madh per te plotesuar dhe tre rekomandimet e rendesishme te KE, te njoftuara nga komisionerja Malstrom, me rastin e njoftimit te vendimit te Keshillit te Komisionereve per te propozuar heqjen e vizave per Shqiperine", tha kryeministri Sali Berisha.

Ne korrik nje grup ekspertesh i Komisionit Europian do te vije ne vendin tone per te verifikuar plotësimin e kushteve shtese per Shqiperine per heqjen e vizave dhe per kete kryeministri Berisha premtoi se deri atehere keto kerkesa do te jene jetësuar.

Bledian Koka < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›