Rama: Kriza infekton demokracinë
Situata politike në Shqipëri, nuk mund të mos ishte pjesë e fjalimit të kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama në këshillin e Internacionales Socialiste. Në këtë mbledhje të mbajtur në Nju Jork, zoti Rama tha se kriza politike në Tiranë ka prekur funksionet e demokracisë.
"Sot Shqipëria përballet me një krizë aspak të thjeshtë politike, e cila i ka rrënjët në zgjedhjet e shkuara. Por nga ana tjetër, është vetëm maja e ajsbergut të një krize që ka prekur funksionet e demokracisë, ka politizuar dhe paralizuar drejtësinë, ka hyrë në ekonominë e të dhënave të shifrave të gënjeshtërta. Por s'mund tua fsheh se ne ndërkohë ndihemi tejet të shqetësuar për atë cka mbahet mbyllur në errësirën e mungesës së informacionit nga qeveria shqiptare lidhur me gjendjen reale të ekonomisë së vendit tonë, e cila ka dhënë shenja të qarta alarmante rënieje. Ndërkohë që shqiptarëve u thuhet e kundërta dhe u fshihet kokëfortësisht e vërteta", u shpreh Edi Rama.
Kryesocialisti përcolli mbështetjen e tij për vizionin e kryeministrit grek, Jorgos Papandreu, që vendet e Ballkanit Perëndimor të jenë pjesë e Bashkimit Europian brenda 2014. Ai tha se vetëm e majta progresive është forca e duhur për tu përballur me sfidën e integrimit, si sfidë e demokratizimit të shtetit dhe modernizimit të shtetit e shoqërisë në hapësirën e këtij rajoni.
Taulanta Boja < I mëparshmi