E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krimet e rënda, të reja për zhdukjen e Bleonës

Gjatë gjithë natës së mbrëmshme dhe ditës së sotme ekspertët e Prokurorisë së Krimeve te Renda që ndodhen prej 3 javësh në Kukës kanë marrë në pyetje prindërit e Bleona Matës, hallën dhe shoqet saj. Kështu prokuroria e Krimeve të Rënda i është rikthyer pistes se ngritur pak kohe me pare, asaj te dijenise se vajzave dhe te afermve te Bleones per personat qe mund ta kene rrembyer ate. Burime prane Policise se Kukesit, thone se halla me shoqet dhe prinderit jane mare ne pyetje ne menyre te hollesishme per ngjarjet e ndodhura me 22 maj por nuk bejne te ditur se cfare kane deklaruar ata ne deshmite e tyre.

Kjo sipas burimeve policore eshte informacion sekret qe ndikon drejtperdrejt ne procesin hetimor dhe si i tille nuk mund të publikohet. Nderkohe, sipas drejtorit te Policise se Kukesit, Sadri Ramcaj, bashkepunimi me prokurorine e Krimeve te Renda vijon ne menyre te vazhdueshme dhe te dyja palet shkembejne informacione te cilat mund te hedhin drite mbi zhdukjen e Bleones. Burime konfidenciale prane grupit te prokuroreve qe jane ne Kukes thone se eshte ndezur nje drite jeshile, megjithate ato nuk japin te dhena te tjera per shkak te hetimit.

Flutura Tota < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›