E Diel, 1 Nëntor 2026

Ponosh: Shqiptarët, së shpejti pa viza drejt Serbisë

Qytetarët shqiptarë së shpejti mund të udhëtojnë pa viza drejt Serbisë ashtu si shtetasit serbë drejt Shqipërisë.Ky është premtimi i zv.ministrit të Jashtëm serb, Zdravko Ponosh gjatë takimit me pakicat serbe në Shkodër të organizuar në shoqatën Moraca Rozafa. Qëllimi i këtij takimi ishte njohja me problematikën e pakisës serbe në Shqipëri si dhe statusi i tyre.

"Ju keni hequr vizat per serbet edhe ne do i heqim ato per shqiptaret.Eshte rene ne parim dakord me ministrin e jashtem te Shqierise Ilir Meta gjate vizites se tij ne Serbi per heqjen e regjimit te vizave per shqiptaret.Pritet nenshkrimi i marreveshjes mes dy vendeve ne ditet e ardhshme sipas axhendes qe do percaktohet nga ministrite perkatese", tha Zdravko Ponosh, Zv.ministri i Jashtëm Serb. Në këtë takim me zëvendësministrin e jashtëm serb ishte i pranishëm edhe perfaqesuesi i pakicave serbe ne Libofshe te Fierit.

Bruna Gjoka < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›