E Shtunë, 31 Tetor 2026

Uidhers: Romët në kushte të mjerueshme

Ambasadori amerikan ne vendin tone Xhon Uidhers eshte takuar mengjesin e se merkures me perfaqesues te komunitetit rom ne Tirane. Ai i ka vizituar ata ne nje zone te periferise se kryeqyetiti, ku dhe banojne prej vitesh. Pas bisedave qe ka bere me ta, Uidhers eshte shprehur se per zbatimin e planeve dhe projekteve per kete komunitet, duhet bashkepunimi i te gjitha strukturave pergjegjese.

"Ne jemi ketu, per te pare nga afer problemet qe ka komuniteti rom, per te gjetur rruget se cfare duhet te bejme per ta. Duhet te theksoj se strukturat pergjegjese, duhet te bejne me shume per zbatimin e planeve, nderkohe qe te gjithe duhet te bashkepunojme per te ndihmuar kete komunitet, i cili jeton ne kushte te veshtira dhe privohet nga shume te drejta", tha Xhon Uidhers.

Nje nga shqetesimet e ngritura nga ambasadori Uidhers ka qene dhe ajo e arsimimit te femijeve rome, e cila nuk duhet te mungoje.

Edlira Sulejmani < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›