E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grupi i PS diskuton për "dekretet"

Grupi i deputeteve socialiste në mbledhjen e sotme diskutoi mbi krizën politike, institucionale e ekonomike si dhe refuzimin nga ana e mazhorances të një angazhimi për gjetjen e një zgjidhjeje konsensuale, që do të ndihmonte kapërcimin e situatës së vështirë në të cilën ndodhet sot vendi.

Grupi Parlamentar Socialist diskutoi gjithashtu sërish mbi ndryshimet e Rregullores së Kuvendit të propozuara nga mazhoranca e të cilat janë përfshirë në rendin e ditës së seancës së ditës së enjte. Grupi Socialist i qëndron vlerësimit se ndryshimet e propozuara në mënyrë të njëanshme nga ana e mazhorancës janë në kundërshtim me praktikat e funksionimit të një parlamenti demokratik evropian.

Dorian Kodra < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›