E Diel, 1 Nëntor 2026

Xhaçka: Opozita nuk tërhiqet nga transparenca

Deputetja Olta Xhaçka, tha nga selia rozë se kutia e mbyllur është baza mbi të cilën qëndron qeveria e drejtuar nga kryeministri Berisha.

“Sali Berisha thotë që kutia i takon vitit të shkuar, por në fakt kutia e mbyllur është baza e pushtetit të tij të vjedhur. Ky vjedhës votash ta harrojë se opozita do të heqë dorë nga transparenca e kutive të 28 qershorit. Djegia e fletëve nuk e mbulon dot krimin elektoral që herët a vonë ne do ta bëjmë transparencën duke nxjerrë para syve të popullit manipulimin e materialeve zgjedhore”, theksoi Xhaçka.

Ajo shtoi se Berisha duhet t’i kërkojë falje Ramës për 20-përqindëshin që ua këndoi shqiptarëve 3 muaj paturpësisht me gjithë fuqinë e altoparlantëve të pushtetit të vjedhur. /Saimir Lleshi/Start/

                                                                                             2011-01-04 13:44
  [ 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›