Berisha: Kuvendi, barazi mes burrave e grave
"Une jam shume i vendosur dhe e konsideroj jashtezakonisht te rendesishem percaktimin e nje kuote perfaqesimi per grate jo me pak se 30% ne Parlament dhe ne qeveri dhe kam kenaqesine te theksoj se po ne kete pozicion qendron edhe opozita shqiptare". Keshtu qe shprehur Kryeministri Sali Berisha, pak dite me pare, duke garantuar ne kete menyre per nje perfaqesim dinjitoz te gruas ne politike. Madje, po ne kete linje, Berisha theksoi se "mbeshtes dhe do te jem konstant ne nxitjen e institucioneve tona per te respektuar normat e familjes evropiane, pjese e se ciles deshirojme te jemi sa me shpejt, norma qe barazine ndermjet grave dhe burrave e shohin si nje kusht te domosdoshem per te arritur objektivat e rritjes, te punesimit, te bashkejeteses shoqerore dhe pjesemarrjes se grave ne menyre te qenesishme ne politike".
Trashani: Kuota, vleresim per gruan
Deputetja e Partise Demokratike, njekohesisht ish-ministrja e Integrimit, Arenca Trashani, vleresoi si shume te rendesishme perfaqesimin ne nje mase te madhe te figures se gruas ne Kuvend. Gjate nje prononcimi mbi kete ceshtje, ish-ministrja Trashani vuri ne dukje se "e vleresoj si shume pozitive percaktimin e nje kuote te larte te perfaqesimit te gruas ne parlament. Por duhet thene qe kjo do te shoqerohet dhe me nje pune voluminoze ne perzgjedhjen e kandidateve per deputete, pasi nuk vihet ne dyshim se jane te shumta".
Dade: Listat e Mbyllura rrisin perfaqesimin
Ish-ministrja e Jashtme, Arta Dade, u shpreh se rritja e perfaqesimit te gruas ne Kuvend do te ishte i vetmi mekanizem, i cili do te mundesonte ndryshimin e situates aktuale. Gjithashtu, po ne kete kontekst, Dade vleresoi se sistemi zgjedhor i propozuar nga Partia Socialiste mundesohet qe ne listat zgjedhore te mbyllura te jene te regjistruara dhe kandidatet gra. Madje, Dade shprehu besimin e saj se ne cdo rast qe do te paraqitet ne Kuvend nje projektligj per nje ceshtje te tille, ai do te kalohet me nje mbeshtetje te gjere.