E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Moto Jump", spektakel ne Tirane

Mbi 50 mije njerez shijuan dje "Moto Jump", nje spektakel i papare motoresh i organizuar per here te pare ne Shqiperi nga kompania "Red Bull". Nen qiellin e kalter dhe ne nje dite vere me diell, sikurse eshte edhe tradita e festes se Dites se Veres, ne Tirane, me shume se 50 mije njerez paten shansin te ndiqnin per here te pare ne jeten e tyre nga afer nje aktivitet krejtesisht te pazakonte. Red Bull X-Fighters Exhibition Tour pati ndalesen e radhes ne kryeqytet. Tre motociklistet FMX, belgu Jimmy Verburgh, britaniku Chris Birch dhe suedezi "fluturues" Daniel Bodin, mahniten tiranasit me shfaqjen e tyre FMX (free style motocross). Adrenaline dhe emocione te forta kane perjetuar nje pjese e madhe e meshkujve te kryeqytetit. Por nuk kane munguar as femrat, te cilat kane perjetuar keto momente duke brohoritur. Per te pare garat, te cilat per here te pare zhvilloheshin ne Shqiperi, te duhej nje kohe e gjate, pasi turmat e njerezve ishin te "etur" per te pare keto lojera amerikane, por te pelqyera edhe ne Evrope.
Shfaqja
Shfaqja filloi me performancen e pese motociklisteve vendas, te cilet pershendeten gjashte perfaqesues nga vendet ku do te mbahet Red Bull X-Fighters 2008, nje toreador, nje kauboj, nje mekanik, nje balerine braziliane. Por, ne mesdite, filloi shfaqja e vertete me tre motociklistet, qe ishin ftuar per kete aktivitet, te cilet tejkaluan gjithe parashikimet e pjesemarresve me performancen e tyre. Njerezit brohorisnin cdo here qe Jimmy, Daniel dhe Chris realizonin Superman, Tsunami dhe Backflips ne lartesi 15 metra nga toka. I gjithe spektakli i organizuar ne sheshin "Nene Tereza", e shnderroi kete shesh ne nje stadium te vertete, duke ndezur kureshtjen e qytetareve, te cilet kane pare live kete lloj sporti. "Eshte shume fantastike, ta con adrenalinen ne maksimum", shprehet nje nga pjesemarresit. Nga tarraca e nderteses se Universitetit, ky aktivitet u ndoq edhe nga kryetari i Bashkise se Tiranes, Edi Rama, si dhe nga shume personalitete te tjere, miq e te ftuar. Ndalesa e radhes per Red Bull X-Fighters Exhibition Tour eshte ne Shkoder, te shtunen.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›