Vjedh kabllin elektrik, pranga 53-vjeçarit
Vihet në pranga pasi kapet duke prerë dhe vjedhur kabllin e ndriçimit elektrik në rrugë.
Mbrëmjen e djeshme është bërë i mundur nga Komisariati i Policisë nr.4 Tiranë, arrestimi i shtetasit Flamur Mamli, 53- vjeç.
Ai në Rrugën “Bardhyl”është kapur në flagrancë duke prerë e vjedhur kabllin e ndriçimit elektrik të rrugës. Tashmë në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 30 m kabëll, si dhe një thikë.