E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha së shpejti në Twitter e Facebook

“Unë nuk bëj kartolina online, por bëj një kartolinë me logon e Këshillit të Ministrave dhe kjo është një kartolinë zyrtare që unë e dërgoj si Kryeministër... Siç e thashë, aktualisht mua më mban të lidhur me qytetarët, ndër të tjera, mesazhi i celularit, i cili, për hir të së vërtetës, më harxhon jo pak kohë, pasi, sado që duket i thjeshtë, sërish është më i komplikuar se Twitter dhe Facebook, në rrafshin kohor. Me sms mua më duket se komunikoj me numrin më të madh të mundshëm të shqiptarëve. Kjo më konsumon një kohë jo të vogël, më bën të përqendrohem e të jem disponibël, natyrisht nuk e realizoj dot online këtë... Do të doja dhe nuk e përjashtoj as Twitter-in e as Facebook-un si formë komunikimi, por mbase në të ardhmen, kur teknologjia 3G apo 4G të ketë penetruar gjerësisht në të gjithë abonentët. Atëherë, unë detyrimisht do të kaloj në forma të tjera

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›