Topalli feston me fëmijët e gazetarëve

Ndërsa gjithë vitin salla e parlamentit është mbushur ose jo me deputetë dhe debate në këtë fundvit këto ambjente janë rezervuar për fëmijët. Kryetarja e kuvendit ka ftuar në një ambjent festiv në prag të ndërrimit të viteve fëmijët e gazetarëve të mediave vizive dhe të shkruara.
Në një atmosferë të ngrohtë me dhjetra fëmijë i janë bashkuar festës dhe ritmeve të muzikës tipike festive të shoqëruar edhe nga kryetarja e kuvendit e cila ka përshëndetur secilin prej tyre nga afër.
Këngët e festave dhe këngët për fëmijë e bënë këtë fundjavë të veçantë për të gjithë fëmijët që festuan në sallën e parlamentit.
Fëmijëve iu shpërndanë libra me përralla e tregime shumë të të dashura për ta. Kryetarja e Kuvendit, i uroi fëmijët dhe prindërit e tyre që ta kalojnë gëzuar Vitin e ri.
Gjatë qëndrimit në sallën e parlamentit fëmijët janë ulur në vendet e deputetëve dhe të ministrave, ku përgjatë gjithë vitit prindërit e tyre kanë raportuar në media mbi zhvillimiet që kanë mbajtur të ndezur situatën politike në vend. Në fund, fëmijët morën edhe disa dhurata për festa.