Pranga 32-vjeçarit, për armëmbajtje pa leje
Mbrëmjen e djeshme është bërë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit Gentian Katana. 32-vjeçari është kapur nga shërbimet e Komisariatit nr.6, me një armë zjarri pistolet dhe 6 copë fishek.
Ai është arrestuar në kryqëzimin e rrugës Besim Alla me rrugën Tre Dëshmorët.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për konsumim të veprës penale të Armëmbajtjes pa leje.