Berisha: Largohem nga PD-ja nëse humbas zgjedhjet

“Ka gjithmonë kohëra për të ikur dhe ato kanë një rregull të pashkruar në shoqëritë e lira, por që ka të bëjë me Kushtetutën morale. Një lider që udhëheq një forcë politike dhe humbet zgjedhjet, si rregull, por me plot përjashtime, largohet. Dhe unë nuk do të jem një përjashtim”, tha Berisha gjatë një interviste televizive. Kreu i Qeverisë shtoi se “nëse një lider humbet zgjedhjet, ai duhet ti lëshojë vendin një tjetri, i cili premton më shumë se ai, për ta çuar herën tjetër atë forcë në fitore. Ky është një rregull në tërësi që ka përjashtime jo të pakta, por unë do t’i përmbahesha”.
Kryeministri u ndal edhe tek çështja e Presidentit të ri, ku deklaroi se “në asnjë rast dhe rrethanë maxhoranca nuk do të rikandidojë Bamir Topin”, por “Partia Demokratike do të ketë kandidatin e vet në zgjedhjen e Kreut të Shtetit vitin e ardhshëm”.
Lidhur me çështjen e Avokatit të Popullit, kreu i qeverisë u shpreh se maxhoranca do ta votojë kandidatin e përzgjedhur nga Partia Socialiste, por theksoi se e djathta “nuk do të pranojmë që të ndryshojmë sistemin e kodit aktual zgjedhor”.
/Start/E.B/
2011-12-15 23:54