Bregu: Strategjia për romët është ambicioze

Sipas saj, “Strategjia për Romët është ambicioze dhe realiste”.
“Qeveria është e vendosur të zbatojë Strategjinë për Përfshirjen e Romëve dhe të ndihmojë grupet e tjera vulnerabël që të integrohen. Romët dhe përfaqësuesit e tjerë mund të luajnë rol vendimtar që Strategjia të zbatohet me efikasitet”, tha Bregu, në konferencën për përfshirjen e komunitetit Rom dhe Egjiptian në kuadrin e Integrimit Evropian.
“Në fushën e arsimimit po zbatohet një kuotë për studentët romë dhe egjiptianë që duan të ndjekin studimet universitare dhe master për vitin akademik 2010-2011. Një tjetër masë që rrit numrin e fëmijëve rom në arsimin e detyrueshëm është shpërndarja falas e librave shkollorë.
Gjithashtu, janë krijuar klasa përgatitore për fëmijët 5-vjeçarë që nuk kanë qenë në kopsht”, shtoi ajo. Sipas saj, “për sa i përket gjendjes civile, janë miratuar ndryshimet e Ligjit për Gjendjen Civile që kishin për qëllim heqjen e masave kufizuese dhe nxitjen e regjistrimit të fëmijëve romë. Gjithashtu, janë zhvilluar fushata regjistrimi dhe aktivitete sensibilizuese”. Ministri e Integrimi tha gjithashtu se në fushën e formimit profesional dhe punësimit, vëmendje e veçantë i është kushtuar personave që u përkasin grupeve vulnerabël.
“Me fondet e IPA 2010 është financuar projekti me vlerë 1.7 milionë euro i cili synon përmirësimin e përfshirjes në shoqëri të grupeve më vulnerable si romët dhe egjiptianët”, theksoi ministrja. /Start/
2011-12-15 16:33