Berisha: Lehtesirat ndaj biznesit, s'i zvarrisim si Rama Eva Gjura
Ne mbledhjen e qeverise, kryeministri Berisha eshte ndalur edhe njehere tek realizimi i reformave kryesore qe duhet te realizohen per permiresimin e klimes se biznesit. Duke iu drejtuar ministrave te kabinetit dhe drejtuesve te agjencive shteterore, kryeministri eshte shprehur e gjithe praktika per klimen e biznesit ne Shqiperi duhet te bazohet ne praktikat me te avancuara te planetit. Per kreun e qeverise, permiresimi dhe konsolidimi i klimes se biznesit eshte nje projekt kyc i kesaj mazhorance. Berisha tha ne perpjekjen per permiresimin e klimes se biznesit vendi u arrit te renditej ne 10 vendet e para te botes per sa i perket regjistrimit te biznesit, ndersa per sa i perket produktivitetit te pagave Shqiperi eshte ne vendin e 17. Ndersa nuk hezitoi te kritikoje ish-kryetarin e bashkise, Rama, per zvarritjet dhe problemet qe ai krijonte per dhenien e lejeve te ndertimit duke e renditur Shqiperine ne pozicionet me te palakmueshme, madje dekurajuese, por qe qeveria po punon per t'i dhene nje pergjigje perfundimtare. "Per shkaqe tashme te njohura, ish-kryetari i bashkise i kishte shnderruar ato ne procesin me labirintik dhe te paimagjinueshem, nje proces qe e vithisi Shqiperine ne pozicionin e 183 ne bote, me rreth 400 dite. Por nuk dua te zgjatem me tej ne kete ceshtje, pasi qytetaret e Tiranes folen shume qarte ne daten 8 maj te vitit te kaluar", - tha Berisha. Me tej, ai eshte ndalur ne pika konkrete duke sqaruar lehtesirat qe perfitohen ne cdo sektor nga qytetaret. Per regjistrimi i biznesit, Berisha tha se jane lehtesuar numri i hapave nga pese ne dy. Kostoja e regjistrimit te biznesit tashme eshte vetem 1 euro. Marrja e lejes se ndertimit zbritet nga 390 dite ne 35 dite. Ndersa per sa i perket procedurave burokratike, nga 24 mbeten te agreguara 5 procedura burokratike. Lidhja me energji. Nga 177 dite, cka ishte e papranueshme, e zbriten ne 45 dite dhe nga 6 mbeten 4 hapa. Regjistrimi i prones eshte 33 dite do te behet 13, por Berisha ka kerkuar te behet sic e ka Gjeorgjia e Zelanda e re me nga 2 dite. Gjithashtu, Berisha ka deklaruar se me finalizimin e pageses online, koha do te shkurtohet ne menyre te ndjeshme. Ndersa per tregtine e jashtme, Berisha tha se ka nje ndryshim rrenjesor lidhur me kohen e eksportit dhe importit. Importi duhet te zbrese ne 2 dokumente. Berisha ka kerkuar qe te shmanget cdo burokraci ne lidhje me zbatimin e kontratave. Gjithashtu Berisha ka kerkuar nga Task-Forca qe verifikoje se deri ku ka shkuar puna per shmangien e burokracive sic ishte, eliminimi i noterizimit te dokumenteve, vula e kompanise dhe pagesa e taksave ne bashki, paraprakisht, pasi mbrapa do te paguhen. Berisha tha se autoritetet pergjegjese duhet te sjellin te gjitha ndryshimet ligjore per keto dhe afati maksimal kohor eshte dy jave.